STRUGA HUMBI KRONISTIN

Shkruan:
Dr. Bexhet Asani

Në vend të in memoriam-it.

Presheva humbi birin e saj, Struga humbi kronistin, shqiptarët humbën gazetarin e shquar Mehmet Latifin. Ike Mehmet një ditë pranvere, kur aroma e luleve do të përzihej me shtëllungën e tymit të duhanit tënd kaçak. Ike në amshim. Ti ike por veprat e tua do të mbesin. Ti ike, por s’ duhej të ikje sepse projektet e tua të mëdha s’ ka kush i përfundon! Ato do të mbesin ëndrra të tua të parealizuara. Ti ishe si shqiponja që i kryen të gjitha punët vetë, ti nuk lije vepra të pa përfunduara: të pamundurën e bëje të mundur! Por ja që çdo gjë nuk varej nga ti..!
Ti ike Mehmet, ike me pengun më të madh në shpirt! Nga shumë dëshira e projekte të parealizuara do të veçoja projektin më madhor tëndin: “Fondin e bibliotekës dhe arkivin e Akademik Aleksandër Stipçeviqit”. E kishe ëndërr që Strugën tënde të dashur ta pasuroje edhe me një bibliotekë. Strugës t’ i shtohej dhe një histori. Këtë pasuri kaq të madhe familjare dhe kombëtare, zonja Stipçeviq ta besoi ty. I kreve të tëra formalitetet ndërshtetërore dhe ja pengesë u bë transporti..! Struga dhe struganët do të kishin nderin që në qytetin e tyre të ruanin dhe të mbanin bibliotekën e ilirologut më të madh botëror Aleksandër Stipçeviq. Por ja që s’ qe e shkruar! Struga mbeti pa një kronist. Struga mbeti me një histori më pak.
Mehmet Latifi ishte dhe mbeti gjer në frymën e fundit burrë i fjalës dhe I besës. E shqetësonin pa masë vetitë e ulëta të njeriut: shpifja, gënjeshtra, vjedhja, padrejtësia dhe mbi të gjitha tradhtia.
Në qytetin tonë të vogël të gjitha punët i kryente me biçikletën e tij. Kur ndonjëri nuk ia dinte emrin thoshte: A e keni parë atë gazetarin me biçikletë!? Ai shfaqej si hije nëpër rrugicat e qytetit piktoresk të Strugës. E shihje aty ku s’ e prisje, hajde dhe mos u ndal pastaj te ndonjë embëltore apo te ndonjë lokal për një qerre me muhabet..!
Do të shkëput një fragmente nga bisedat e shumta që kemi bërë në Facebook me gazetarin Mehmet Latifin. Janë këto momente kur ai u shtrua fillimisht në spitalin e Strugës e pastaj në atë të Shkupit.
– Si je shoku?
– E more veten?
Mehmet Latifi:
– Përshëndetje Bexhet! Pak më përpara sapo mbërrina në Shkup, që
nesër në mëngjes, më 8. 30 të paraqitem për kontrollë, ekzaminime dhe sipas të gjitha gjasave edhe intervenimeve kirurgjikale, sepse gjendja shkon nga përkeqësimi, e jo nga përmirësimi…
– Zoti shëndet! Çfarë intervenimi?
– ……… Servisim..servisim… hahahaha… qesh.
Unë:
– Do të jetë me suksese! Vetëm mos u mërzit dhe lëre cigaren!
Mehmet Latifi: Falemnderit i nderuar! Unë fare nuk mërzitem dhe fare nuk e vë atë ujë në zjarr! Po për të gjitha këto po më detyron shqetësimi i vajzës… se ajo shumë keq po e përjeton sëmundjen time.
Unë:
– Të kuptoj. Nuk e ka të lehtë!StrugaLajm

……………………………………………………………….
Unë të nesërmen kur shihja se postonte apo pëlqente diçka në fb:
– Si je shoku?
Mehmet Latifi:
– Përshëndetje Bexhet!
Unë:
– Mirë të kam?
Mehmet Latifi:
– Të them të drejtën, nuk jam mirë!
Unë:
– Më shqetëson!
Mehmet Latifi:
– Për nesër është planifikuar një operacion, po kushedi a do
të realizohet… Po të shohim se çfarë do të vendosein..!?
Unë:
– Doja të të jepja një lajm të mire. Librin që e kërkoje dhe që e kërkova
plotë 6 muaj e sigurova. KUR TË BËHESH MË MIRË DO TË TA JAPË.
Mehmet Latifi:
– Bravo! Të lumtë!
Unë:
– Ne jemi kokëkrisur si Fan Noli ynë… T’ I thuash se e kemi kërkuar librin
6 muaj, do të na thonë: juve qenkeni të lojtur..!
Mehmet Latifi:
– Jo vetëm të lojtur, por, skajshmërisht budallenj..!
Unë:
– Duhet pranuar se serbët kanë qenë shumë para nesh. Kanë bërë një
vepër etnomuzikologjike shqiptare të shkëlqyer që më 1933. Do ta angazhoj një etnomuzikolog nga Gjakova (nëse pranon) të bëjë vlerësimin për tekstin muzikor sepse unë nuk marrë vesh nga muzika…! Natën e mirë! Shëndet të uroj!
Mehmet Latifi:
– Natën e mirë!
Eh sikur ta dinim se kjo do të qe biseda jonë e fundit, me siguri do të kishim vazhduar gjer të nesërmen më të gdhirë..! Apo nuk kishim se për çfarë të bisedonim!? Mehmet Latifi ka merita të jashtëzakonshme për zbulimin e varrit të djalit të Ismail Qemalit – Qazim Beun e harruar nga struganët dhe vënien e pllakës përkujtimore. I frymëzuar nga bisedat me Mehmetin shkrova poezinë: “Çanta e Qazim bej Vlorës” e cila recitohej dhe recitohet në çdo përvjetor të Pavarësisë.
Rrugëtimi i gjatë, për në Zarën e arbëreshëve, një ditë e një natë me Mehmetin, është histori më vete!


Loading...
loading...