Struga në top për shitje të patundshmërive dhe tokës bujqësore!

Tregu i patundshmërive në vend dominohet më shumë nga shitblerja e banesave dhe më pak nga shitblerja e shtëpive dhe hapësirave afariste. Njëherësh analizat e Kadastrës tregojnë se për shitblerjen e banesave dhe shtëpive – vendin e parë e mban Komuna e Karposhit në Shkup. Struga dhe Koçani me nga 48 shitblerje mbajnë vendin e parë në vend për tokën bujqësore, ndërsa Kërçova e mban vendin e parë me 27 shitblerje të tokës ndërtimore, shkruan gazeta KOHA.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Kadastrës, qytetarët në periudhën korrik-shtator të vitit 2019 kanë investuar për blerjen e patundshmërive 142 milionë euro. Në këtë total, me 80 milionë euro dominojnë blerjet e banesave, 20 milionë euro për blerjen e dyqaneve apo hapësirave afariste, 17 milionë euro për blerjen e shtëpive, afër një milion euro për tokë bujqësore, 1.2 milion euro për tokë ndërtimore, etj. Në ndërkohë, të dhënat kadastrale zbardhin se në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, sipas numrit të banesave të shitura në tërë vendin, dominon komunat e Shkupit si Karposhi me 239 banesa të shitura, Aerodromi me 213 banesa dhe komuna Qendër me 142 banesa. Komuna e Ohrit së bashku me komunën e Kisella Vodës me nga 123 banesa të shitura në këtë periudhë mbajnë vendin e katërt, ndërsa numër të lartë me banesa të shitura kanë edhe komuna e Çairit me 102 banesa të shitura dhe komuna e Kumanovës me 82 banesa të shitura. Në Tetovë janë shitur 62 banesa, në Strugë janë shitur 57 banesa, në Kërçovë janë shitur 27 banesa etj.

Në vendin e parë për shitjen e shtëpive në periudhën korrik-shtator renditet Manastiri me 30 shtëpi të shitura, të pasuar nga Struga dhe Kërçova ku janë shitur 24 shtëpi, Karposhi me 23 shtëpi të shitura .Në komunën e Çairit në këtë periudhë janë shitur 15 shtëpi, në komunë e Gazi Babës janë shitur 12 shtëpi, ndërsa në Tetovë janë shitur 10 shtëpi. Komuna e Karposhit është ndër të parat edhe në shitblerjen e lokaleve përgjatë kësaj periudhe. Në komunën e Qendrës në Shkup në tremujorin e tretë të vitit 2019 janë shitur 23 lokale afariste, në Karposh janë shitur 21 lokale, në Strugë janë shitur 13 lokale, në Komunën e Aerodromit janë shitur 12 lokale, në Tetovë janë shitur 9 lokale etj. Struga dhe Koçani me nga 48 shitblerje mbajnë vendin e parë në vend për tokën bujqësore, ndërsa Kërçova e mban vendin e parë me 27 shitblerje të tokës ndërtimore.StrugaLajm

Ndër të parat në vend lidhur me shitjen e truallit bujqësor është edhe Tetova me 44 shitblerje , Kërçova me 42 shitblerje, Kumanova me 35, Strumica me 31 etj. Në vendin e dytë për shitblerjen e tokës ndërtimore me Struga me 25 transaksione, e pasuar nga Tetova dhe Kumanova me nga 24 shitblerje. Ndryshe, ekonomistët vlerësojnë se blerja e truallit bujqësor apo ndërtimor çdo herë paraqet një biznes që shpaguhet si në periudhë afatmesme ashtu edhe afatgjatë. Nga ana tjetër, çmimet e truallit bujqësor në të ardhmen vetëm mund të rriten si rrjedhojë e pakësimit të tokës bujqësore, ndërsa vlerësohet se nga investimi në tokë askush nuk ka humbur ku çmimet ndoshta nuk rriten me dinamikën që dikur janë rritur ose nuk sjellin profite që kanë sjellë dikur por megjithatë kjo varet edhe nga vetë menaxhimi dhe dedikimi i tokës.

Nga ana tjetër, vlerësohet se qytetarët akoma shikojnë tek patundshmëritë si zgjedhjen më të stabile dhe të sigurt për investimin e parave të tyre . Një investim i tillë njëherazi paraqet edhe kapitalin më të sigurt në aspektin afatgjatë, andaj akoma është i lartë interesimi për blerjen e banesave në Maqedoni.StrugaLajm

ULJE E VOGËL E BANESAVE

Regjistri i çmimeve të pasurive të patundshme, i realizuar nga Agjencia për Kadastër, tregon një ulje të lehtë të çmimeve, sipas të cilës, për momentin, apartamentet më të shtrenjta shiten në periferinë e Shkupit – në Karposh dhe kushtojnë më pak se 1000 euro. Sidoqoftë, ata që janë të përfshirë në biznesin e pasurive të patundshme tregojnë se nuk ka ulje çmimesh në veprimet ditore dhe se këto janë lëkundje të zakonshme në shitjet e pasurive. “Nuk mendoj se kjo është një rënie e madhe e çmimeve të pasurive të paluajtshme, por luhatje minimale në përputhje me situatën aktuale të tregut, në drejtim të ofertës dhe kërkesës, të cilat janë karakteristike për periudhën e dhënë. Çmimet e banesave në Shkup, në varësi të vendndodhjes, variojnë nga 600 deri në 1300 euro për metër katror. Çmimet më të ulëta janë në rrethet Butel, Çair, Radishan, Draçevë…, ndërsa çmimet më të larta sigurisht që janë në qendër të qytetit, si dhe në Vodno, Kapishtec dhe Taftalixhe”, thotë tha Igor Pancevski, menaxher Agjencisë për pasuri të patundshme “Niveli 7”.

In : Aktuale

Loading...
loading...