Murtishi:Ironi e larë me gjak!

Lebit Murtishi

Pendarovski, kandidati ,,konsensual” i BDI-së ,,së luftës”
dhe i LSDM-së ,, sllavoproletare”, në vitin 2001, në vitin
e shpresave dhe të zhgënjimeve shqiptare, në vitin që u derdh
gjaku i rinisë shqiptare për Çlirimin dhe Bashkimin e Trojeve
Shqiptare, as më pak e as më shumë, ka mbajtur postin e
zëdhënësit të policisë sllavomaqedone; të asaj policie, që, edhe
kur shqiptarët dorëzuan armët në ,,besë” të komandantëve të shitur,
vazhdoi vrasjet, burgosjet dhe terrorizimin e shqiptarëve…
Kjo është biografia më e shkurtër e një vampiri të përbetuar
antishqiptar, të cilin, me vendimin unanim të partisë së dalë
,,nga lufta”, shqiptarët duhet ta votojnë për të parin e tyre…
Ky është edhe kufiri më i skajshëm i një ironie të përgjakur,
ky është kufiri më i turpshëm i durimit të shqiptarëve, dhe ky
duhet të jetë kufiri i fundit i ëndrrave të gomarit për shqiptarët…StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...