AktualeOpinion

Hoxha: Shkarkime politike në Komunën e Strugës

Sot, Kryetari i Komunës së Strugës, solli Aktvendim për ndërprerje të marrëdhënieve të punës ndaj disa prej kolegëve, miqve, shokëve të mij.
Edhe pse nuk ka arsyetim të bazuar në fakte, pa kurrfarë procedure, direkt janë shkarkuar. Arsyeja është pastër politike.
Si koleg e shok i tyre, si anëtar i Kryesisë së Sindikatës së të punësuarve administrativ në Komunën e Strugës e kam për obligim moral të reagoj.
– Kryetari i Komunës të tërheq vendimet skandaloze për shkarkimin politik të personave në fjalë;
– Të ndalohen presionet dhe dirigjimet nga persona të paautorizuar, jokompetent dhe jashtë administratës komunale ndaj të punësuarve në komunë;
– U bëj thirrje kolegëve, që në një mënyrë apo tjetrën janë pjesë e kësaj loje të ulët politike ndaj kolegëve të tyre, të tregohen syçelë e mos bëhen mashë e tjetërkujt, që për të realizuar qëllimet e tyre hakmarrëse shfrytëzojnë çdo mjet dhe person. Udhëheqësia e komunës është e përkohshme, ndërsa raportet kolegiale duhet të mbesin të përhershme. Kolegët e shkarkuar kanë të drejtën e ankesës dhe mjeteve tjera ligjore, me mundësi për tu kthyer apo për të vazhduar me punë në administratën komunale. Është e rëndësishme shenja që ju do lini dhe sjellja juaj në raport me këto ndodhi. Struga është e vogël, duam apo jo, rrugët e jetës do na përballin me njëri tjetrin.
Për fund, në qoftë se të paktën 1% funksionon drejtësia dhe organet e drejtësisë në këtë vend, këto Aktvendime për shkarkim nga puna duhet dhe do të shpallen të pavlefshme.

I vetëdijshëm për pasojat e reagimit, por ballëlartë dhe i hapur për tu përballur me to, Albrim Hoxha.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button