Ndodh edhe kjo: ‘’Kolektori ‘’ i Strugës dhe Ohrit selinë do ta ketë në Shkup

Se Struga, në raport me Ohrin, kur është në pyetje prezenca e institucioneve qendrore është në një dizavantazh të lartë, kjo më nuk përbën lajm, sepse pothuajse të gjithë institucionet qendrore rajonale, duke fillluar nga policia inspektoriatet,,tatimet,gjyqësori dhe institucione të tjera seli kanë Ohrin, ndërsa në Strugë funksionojnë, si filial apo njësi me përgjegjësi dhe personel të kufizuar.

Ndërkohë e njëjta logjikë mëson Strugalajm është ndjekur edhe me Kolektorin  e liqenit pas ndarjes së tij nga ‘’Proaqua’’ku selia e kësaj Ndërmarrje publike  shtetërore që do kujdeset për pastërtin e liqenit dhe menaxhimin me ujrat e zeza të Strugës, dhe Ohrit ,selinë do ta ketë në Shkup.Jozyrtarisht, folet se qeveria u përcaktua për në Shkup, pasi dy partnerët qeveritar nuk arritën në një mendje për këtë cështje .BDI, kërkonte që për seli kjo kompani të ketë Strugën, ndërsa LSDM propozonte Ohrin, ndërkohë kompromisi është arritur që selinë kjo kompani që do të kujdeset për liqenin ta ketë në Shkup.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...