Nis protesta kundër dënimit të Fetah Alimit


Qytetarët e pakënaqur me vendim e Gjykatës Penale për dënimin e shqiptuar ndaj Abdyfeta Alimit, fillojnë të tubohen në Sheshin Skenderbeu në Çarshinë e vjetër të Shkupit. Pas pak çastesh protestuesit do të marshojnë drejt kompleksit të gjykatave për të kërkuar lirimin e Alimit, të cilit iu shqiptuan plot 7 vite burg për ngjarjet e 27 prillit.

Fjalimi i paraparë përpara Gjykatës 

Të nderuar përfaqësues të mediave,të nderuar vëllezër dhe motra,sot jemi këtu për të shprehur qëndrimin tonë në mënyrë demokratike, përmes kësaj proteste duam të prekim ndërgjegjen e pushtetarëve për një padrejtësi që i është bërë vëllait dhe birit tonëAbdulfeta Alimi.
Pikërisht në momentin kur ne prisnim që Fetahu të dekorohet dhe shpërblehet për aktin e tij heroik që bëri më 27 prill duke ju dalë në mbrojtje Deputetëve të Kuvendit,ai u dënua dhe u trajtua i barabartë me dhunuesit që deshën të vrasin Deputetët.
Kjo është shumë dëshpëruese dhe paradoksale për faktin se u amnistuan fajtorët e vërtetë.
Të nderuar pushtetarë,nëse keni harruar, ua përkujtojmë se kush ata që janë amnistuar.

Ja po ua kujtoj unë: 

Кërsto Mukovski
Sasho Vasilevski
Lupço Dimovski
Luben Arnaudov
Elena Bozhinovska
Ivan Cvetanovski
Zaharije Simovski
Stefan Mlladenovski
Мihaill Mlladenovski
Ilija Sllavevski
Johan Tarçullovski

Këta janë përgjegjësit kryesorë por ka edhe të tjerë që i keni shpëtuar në forma të ndryshme,disa bile edhe i keni shpërblyer, por jo edhe Feta Alimin i cili mbrojti dhe shpëtoi jo vetëm Deputetin Ziadin Sela por edhe Talat Xhaferin edhe Zoran Zaevin edhe shumë të tjerë,ishte në vijën e parë përballë huliganëve dhe sot po vuan një dënim paradoksal,kjo nuk mundë të kuptohet ndryshe por vetëm se një rast i radhës i montuar politikisht që po ju bëhet shqiptarëve. 

Ne do të ishim shumë të gëzuar sikur ky rast të ishte i vetëm, por fatkeqësisht burgjet janë përplot me shqiptarë të pafajshëm. Prandaj zëri jonë sot duhet të jetë sa më i fuqishëm që të prekë në veshët e pushtetarëve dhe politikës që të zgjidhë në mënyrë urgjente të gjitha rastet e montuara politike që i dimë të gjithë ne,por i dinë edhe ata,pushtetarët,që nuk kanë gjetur guximin që sot të na bashkëngjiten.

Të nderuar të pranishëm,të nderuara media,të nderuar qytetarë në emër të këshillit iniciativ,në emër të familjes,në emrin tuaj,i bëjmë thirrje prokurorisë dhe të gjithë instucioneve dhe aktorëve politikë që ti thirrin arsyes, që të vihet drejtësia në vend dhe Feta Alimi t’i kthehet familjes,gjithashtu i bëjmë thirrje pushtetit që të marrë masat e duhura për zgjidhjen e të gjitha rasteve të montuara politike. 

Nuk mundemi të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian me burgje të mbushura me njerëz të pa fajshëm viktima të montimeve politike. 
Prandaj edhe për çdo ditë po na ikin djemtë dhe po boshatiset vendi jonë,arsye kryesore është pikërisht padrejtësia.
Prandaj,kjo nuk është as protesta e parë as e fundit për drejtësi, drejtësinë do ta kërkojmë deri në Gjyqin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Ju faleminderit

In : Aktuale

Loading...
loading...