Aleanca me Besë: ‘Sulme’ mediatike nga BDI-ja, kundër opozitës shqiptare

Zërat për ndërprerje të gjoja çdo bashkëpunim me partinë e Ziadin Seles, nga ana e Lëvizjes Besa në qytetin e Dibrës, jo që nuk janë aspak të vërteta, por janë tepër të ulta dhe tendencioze, të porositura nga ata që i kapluar frika e debaklit që pritet të pësojnë në zgjedhjet e parakohshme lokale në Dibër, thonë nga Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët.

Nuk ka kurfarë çarjesh mes kêtyre dy subjekteve, por përkundrazi ka një bashkëpunim të ngushtë, si për zgjedhjet e parakohsme lokale në Dibër, poashtu edhe në ato presidenciale.StrugaLajm

Nga Lëvizja Besa thonë se ata qëndrojnë fuqishëm pas kandidatit të Aleancës për Dibrën, dr Arben Agollit si dhe kandidatit të pavarur shqiptarë për president, Profesor Blerim Rekës.StrugaLajm

“Nuk ka kurfarë çarjesh mes dy subjekteve, do të përkrahet fuqishëm si dr Agolli për të drejtuar qytetin e Dibrës, poashtu do të jemi bashkë edhe në përkrahjen e kandidaturës së profesor Blerim Rekës me gjithe shqiptarët në garën presidenciale”. Jemi mê të bashkuar se kurrë dhe do të dalim fitimtarë edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Ndryshe mbrëmë portale të shumta që janë lidhur ngusht me partinë në pushtet, ende pa filluar fushata për zgjedhjet komunale për Kryetar të Komunës së Dibrës, kanë ‘sul.muar’ partitë opozitare sqiptare kinse këto dy parti janë përçarë në momentin e fundit për bashkëpunim në zgjedhjet komunale në Dibër, por edhe ato presidencale.

In : Aktuale

Loading...
loading...