Deponia e mbeturinave ”JUGOHROMI” I STRUGËS

Deponia e mbeturinave po na paraqitet si përsëritje e fenomenit të Jugohromit, e cila bën helmimin e qytetarëve në mënyrë të heshtur duke marrë përmasa serioze në drejtim të dëmtimit të shëndetit të qytetarëve e sidomos të fëmijëve. Natyra qytetit të Strugës i ka fal një bukuri natyrore që e karakterizon për natyrë të pastër për të cilën ia kanë zili shumë vende evropiane. Situata që ka marrë përmasa katastrofale jo vetëm që e zhbën këtë element si pasuri e qytetit të Strugës por njëherit fsheh edhe prapaskena të errëta të politikës ditore që shkojnë në dëm të qyetarëve. Katastrofa e paralajmëruar se do vijë deri në këtë gjendje është edhe elementi fillestarë i dislokimit të kësaj deponie pikërisht në zemër të vendbanimit të banorëve të Strugës, që kush e di cilët janë ato parametra në bazë të ciles u përzgjodh ky lokacion që duhet të jetë vend që do të shërbente për zhvillim bujqësor dhe blektori.
Ne, Forumi Rinor i Lëvizjes Besa Strugë kërkojmë që ky problem të zgjidhet sa më shpejt dhe organet kompetente të cilët kanë menaxhimin e kësaj deponie ti japin fund një ore më parë, ku njëherit i bëjmë thirrje banorëve sidomos prindërve steugan të kanë kujdes fëmijët nga helmimi i mundshëm që mund të ketë pasoja në të ardhmen.

Forumi Rinor Lëvizjes Besa- StrugëStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...