Struganët e Amerikës festuan “Ditën e Verës” në Nju Xherzi (Foto)

U FESTUA DITA E VERËS NË NJU XHERZI – ShBA

Në Qendrën Kulturore Shqiptaro Amerikane në Rivedell të Nju Xherzit për të 5 vit me radhë, më 14 mars 2021 u kremtua dita e verës, me pjesëmarrje të qindra fëmijëve e prindërve të tyre. Për organizimin e kësaj feste u kujdes kryetari i Qendrës, afaristi, biznesmeni dhe humanisti i shquar tanimë Burim Zhuta, anëtarët e Kryesisë dhe prof. Bexhet Asani.
Të pranishmit i përshëndeti kryetari i Qendrës Burim Zhuta, ndërsa për ritet e ditës së verës foli studiuesi Bexhet Asani.

Sponsorizimit të kësaj feste iu bashkuan edhe dy agjensitë të Mirela Zika Real Estate dhe Diana Mati Agency të cilat kishin përgatitur shporta me sheqerka, çokollata e vezë për fëmijët.
Gonxhe Meta , Rajmonda Brao Zhuta dhe Dirka Biba u kujdesën për përgatitjen e verores me pe të kuq dhe pe të bardhë.
Si gjithonë në krye të detyrës kamerani Arben Bajrami, xhiroi tërë manifestimin pa përtim.
Gëzuar dhe për shumë vjet ditën e verës!StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...