Struganët ngjiten në alpet shqiptare (Foto)

Majat e thepisura të Alpeve shqiptare në veri të vendit këtë fundjavë u pushtuan nga Klubi Alpin Bjeshkatar Struga. Në ekspeditën tre ditore grupi i bjeshkatarëve nga Struga eksploroi zonën unike dhe mbreslënëse të bukurive natyrore malore.
Ekspeditën e bëri edhe më të veçantë ndërthurja e disa elementeve në programin organizativ, ku përveç bukurive natyrore u panë nga afër edhe traditat, mikëpritja dhe ushqimi tradicional malësor.
Alpet shqipatre kohëve të fundit janë kthtyer në destinacionin më të dashur të adhuruesve të natyrës nga e gjith bota. Ajo që i bënë kaq të veçanta këto male përveç bukurisë magjepsëse janë edhe historitë dhe legjendat e lashta që fshihen pas tyre.

StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...