Struganët nuk i besojnë gënjeshtrat tuaja!

Universiteti i Merkos, që po funksionon si shtab zgjedhor i tij, të udhëhequr nga “profesori” me “dhëndrrin” dhe ato tre tjerët me profile fallco në facebook, kishte ngatërruar qëllimin. Gjoja kishin reaguar kundër përfshirjes në politikë, a në realitet kanë bërë reagim të ulët si përfaqësues politik.
“Profesori” kish ngatërruar dokumentin, ose u mundua të manipuloj opinionin me një njoftim të lëshuar nga komuna e Strugës. Në atë njoftim, nuk bëhet fjalë për objektin e universitetit të “Uraganit”, por për objektin e dytë pas universitetit, për pjesën e quajtur “konvikti i universitetit”. Kjo fare lehtë kuptohet nga numri i parcelës kadastrale ku është ndërtuar objekti.
E pra të dashur struganë, ky ishte kryetari që me paratë tuaja ndërtoi Universitet privat pa leje dhe të njëjtin e legalizoi me 1 Euro metër katrorin, njëjtë si shtëpi banimi, a ligjërisht duhej të paguante 50 Euro për metër katror. Me paratë që i fitoi nga legalizimi i objektit të parë, ky manipulues ndërtoi objektin e dytë.
E tani don të vijë prap në krye të komunës, ndoshta për të ndërtuar objektin e tretë. Me paratë tuaja.
Ne e dimë se ju nuk do ta lejoni këta horra të rikthehen në krye të komunës, por pyetja që bëjmë ne është: ME ÇFARË FYTYRE KËRKONI VOTA TE STRUGANËT?

Shtabi i Aleancës për Shqiptarët

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...