Strugani, Artim Shaqiri do drejtojë Shkëndijën e Tetovës

Artim Shaqiri do të jetë ai që do ta udhëheq Shkëndijën e Tetovës në pozitën e trajnerit deri në fund të këtij sezoni. Kështu ka njoftuar sot klubi kuqezi përmes një komunikate në faqen zyrtare, në të cilën thuhet se Artim Shaqiri do të jetë ushtrues detyre i trajnerit te Shkëndija, duke zëvendësuar Bruno Akrapoviqin e larguar dje. Ndihmës i Shaqirit do të jetë Burhan Emurllai.

Nga Shkëndija kanë njoftuar se Artim Shaqiri nga muaji qershor do të emërohet në pozitën e drejtorit sportiv të klubit.StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...