E harrojnë të kaluarën, Edi Rama e pret Ramush Haradinajn në Tiranë

Raportet e tensionuara mes Ramush Haradinaj e Edi Ramës duket se i takojnë të kaluarës. Kryeministri i Shqipërisë e ka pritur sot në Tiranë ish-kryeministrin e Kosovës.

Haradinaj ka thënë se ndër të tjera ka diskutuar me Ramën për projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës.Reklame

“Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë, siguri e politikë të jashtme, ishin temat kryesore të takimit të sotëm me Kryeministrin Edi Rama.

Bashkëbiseduam gjithashtu për projektin e Hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm për të dyja vendet, si dhe dhënien e dyshtetësisë për qytetarët tanë.StrugaLajm

Falënderova Kryeministrin Rama për ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike në Kosovë dhe shpreha nevojën e gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në këtë kohë aspak normale” shkruan Haradinaj në njoftim.

In : Aktuale

Loading...
loading...