Strugani ftohet ti bashkohet Zvicrës kundër Ukrainës

Edhe një futbollist shqiptar i bashkohet përfaqësueses së Zvicrës. Mesfushori i Baselit, Pajtim Kasami është ftuar të dielën për ndeshjen ndaj Ukrainës, që luhet të martën në Luzern. Është ndeshje vendimtare për mbetje në Ligën A të Ligës së Kombeve. Selektori i Zvicrës, Vladimir Petkoviq të dielën ftoi tre lojtarë në vend të disave që mungojnë për shkak të kartonëve dhe testimit pozitiv për koronavirus.

Njëri prej tyre është Kasami, që edhe më herët ishte te Zvicra. Ai i ka 12 ndeshje e dy gola për helvetikët. Te Zvicra janë edhe Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Admir Mehmedi.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...