Strugani me pagën më të lartë në Maqedoni paguhet 142 mijë euro në muaj

Paga më e lartë mujore bruto vitin e kaluar ishte 142 mijë euro dhe u mor nga një strugan i cili punonte në industrinë e metalit. Sipas të dhënave nga deklaratat tatimore vjetore të paraqitura, paga më e lartë vjetore bruto në vitin 2020 është 105.2 milionë denarë ose 1.7 milionë euro, ose 142 mijë euro në muaj. “Milioneri” më i ri në vend ishte vetëm shtatë vjeç dhe fitoi të ardhura nga qiraja në vlerë prej rreth 1 milion denarë ose rreth 17 mijë euro, dhe më i moshuari në moshën 96 vjeç me të ardhura prej 4.5 milion denarë (rreth 75 mijë euro), gjithashtu nga qiraja.(Strugalajm.com) StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...