Një talent i madh i boksit po bën karrierë në Austri, bëhet fjalë për Ndriçim Emini i cili me prejardhje është nga Struga por që jeton dhe vepron së bashku me familjen e tij në Vjenë të Austrisë. Me boks filloi qysh në fëmijëri sepse gjithnjë pasion kishte sportet luftarake, dhe nuk gaboi pasi për kohë të shkurt arriti të bëhet edhe kampion i këtij vendi. Kurse tani ai po përgatitet që të mbroj edhe titullin sepse muajin e ardhshëm do të garoj për titullin e tretë. “Ka kohë që kam filluar përgatitjet dhe mendoj se do jem maksimalisht I gatshëm që të jap më të mirën në kampionat. Synoj edhe sivjet titullin dhe për këtë do luftoj deri në fund”, tha 17 vjeçari për agjencinë për sporte luftarake “ArenaRing”. Ai shtoi se gjatë vitit ka deri 11 lufta por gjithnjë është i gatshëm për ballafaqime të reja, kurse synimi i tij është që në të ardhmen të paraqitet edhe në kampionatet evropiane e botërore, por pse jo një ditë të debutoj edhe në boksin profesionist, që njëherit është edhe ëndërra e tij. Ai në fund ka falinderuar edhe prindërit e tij që e mbështesin maksimalisht si dhe stafin e klubit të tij.
Artikuj të ngjashëm
Lexo gjithashtu:
Close - Foto Historike:Ohri në vitin 18637 hours më parë
- Kapet drogë në Strugë7 hours më parë
- MBAROI LOJA!Gjuha shqipe nuk u ndalua8 hours më parë