Zyra për kriminalitet në policinë e Strugës ka ngritur padi penale ndaj një 33 vjecar nga Struga, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘’prodhimi i paautorizuar dhe shitjen e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve’’.Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij policia ka gjetur37.58 gram marihuanë si dhe 12 shiringa me 203.5 mililitra lëngë hashashi të cilat u konfiskuan.(Strugalajm.com)
![StrugaLajm](https://i0.wp.com/strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/AutoCenter2.gif?resize=445%2C150&ssl=1)