Struganja, Arbëresha Shabani nominohet kandidate për parlamentin e Suedisë

Vitin e ardhshëm janë zgjedhjet në Suedi, më 11 shtator 2022.Partitë po fillojnë ngadalë por me siguri të krijojnë listat e tyre zgjedhore për komunën, rajonin dhe Riksdag, që është parlamenti i Suedisë shkruan Strugalajm.

StrugaLajm


Strugania Arbëresha Shabani është një politikane e re në komunën e Hässleholm dhe anëtare e këshillit bashkiak dhe anëtare në komitetin e kulturës dhe kohës së lirë. Shabani është angazhuar për barazinë, fëmijët dhe arsimin, mjedisin me fokus ruajtjen e natyrës, dhe rezervatet natyrore dhe gjithashtu uljen e shpejtësisë për rrugë më të sigurta.
Javën e kaluar, Partia e Gjelbër ne rajoni Skåne pati mbledhjen e saj të anëtarësimit. Komiteti i emërimit propozoi që Arbëresha Shabani të jetë numri një në listën e partisë në rajonin verior dhe lindor të Skåne. Anëtarët ranë dakord dhe vitin e ardhshëm Shabani konkuron për parlamentin e Suedis, si numri një në listën e Partisë së Gjelbër në rajonin verior dhe lindor të Skåne.”
Nëse hyj në Parlament, do të punoj për çështjet e arsimit, çështjet e integrimit dhe çështjet e barazisë. Këto janë çështje që hyjnë në njëra-tjetrën dhe këto janë çështje që prekin shumë fëmijë dhe të rinj.
Jashtë botës së politikës punoj si mësuese, profesoreshë e certifikuar dhe jam edhe mësuese kryesore në shkoll. Unë jam një nga ata që drejtoj zhvillimin e fëmijëve dhe mësuesve”theksoi Shabani për Stugalajm.com.

In : Aktuale

Loading...
loading...