Vdesin dy të burgosur në Idrizovë policia jep detajet

Dje në ora 13.10 në SPB Shkup, nga IEVP Idrizovë është raportuar se ka ndërruar jetë i dënuari Sh.F.(76) nga Ohri, i cili kishte probleme shëndetësore. Ekipi i ambulancës ka konstatuar vdekjen e tij pa shenja dhune dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Më datë 19.12.2021 në ora 01.00 në SPB Shkup, nga IEVP Burgu Idrizovë është raportuar se ka ndërruar jetë i dënuari HK (44) nga Republika e Shqipërisë. Ekipi i ambulancës ka konstatuar vdekjen e tij pa shenja dhune dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...