Syrja Rashiti,kështu u sulmua Ziadin Sela dhe parlamenti nga kriminelët

Deputeti i Strugës Syrja Rashiti në ‘’Struga TV’’foli për ngjarjet e së enjtes në parlamentin e Maqedonisë duke u ndalur edhe në sulmin ndaj liderit të LR-PDSH-së Ziadin Sela.Rashidi, duke iu referuar kësaj ngjarje të rëndë potencoi se fajtor për të nuk janë vetëm kriminelët dhe dhunuesit e parlamentit por edhe përfaqësues të VMRO-së që direkt apo indirekt nëpërmjet deklaratave apo ndihmës që iu dhan dhunuesëve të parlamentit kontribuan për eskalimin e dhunës.Rashidi, potencoi se dhuna ndaj Ziadiun Selës nuk ishte e rastësishme por ai ishte në shënjestër të tyre, për filozofinë politike dhe atë deklarative që ai mbron prej kohësh.Rashiti si një nga dëshmitarët e atyre ngjarjeve potencon se në fillim dhuna ishte vetëm verbale dhe më vonë ajo eskaloi në dhuën të pastër fizike kur mjetet e punës së  gazetarëve u kthyen në ‘’armë të ftohta’’ për të sulmuar deputetët.Ai tregoi se dhuna ndaj Ziadin Selës ndodhi në një momentë kur dhunuesit ndan në dysh grupin e deputetëve ku edhe ai ishte goditur pasi më herët dhunuesit u kishin thënë se nuk do të prekin deputetët shqiptar.Atë ditë tregon Rashiti në parlament kishte dy polici njëra që mbronte dhunuesit dhe tjetra që po mundoheshte të nxierri deputetët të gjallë nga parlamenti.Ai në Struga TV tregoi edhe një moment nga biseda që deputeti Ademi zhvilloi me ministrin Nuhiu ku ky i fundit pranoi se nuk ka kontroll mbi strukturën e policisë situatë e cila sipas deputetit nga Struga flet vet për përgjegjësinë e disa struktuarave për ngjarjet e parlamentit.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...