RONALDO POZITIV NË KOVID 19

Ylli portugez, Kristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv në Kovid 19 dhe do të mungojë në ndeshjen e radhës që Portugalia e zhvillon kundër Suedisë. Lajmi është konfirmuar nga përfaqësuesja e Portugalisë. “Ai është mirë dhe pa simptoma, duke qëndruar në izolim”, thuhet në njoftimin e portugezëve. Ronaldo ishte paraqitur në sfidën e fundit që Portugalia e luajti baraz pa golame Francën në Ligën e Kombeve. Pesë herë fituesi i Topit të Artë, do të mungojë në ndeshjen e së mërkurës, që Portugalia e zhvillon me Suedinë, në grupin e 3-të të Ligës A të Kombeve.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...