Studentët nuk janë lodra të pozitës dhe opozitës

Një nga kërkesat tona vjet në protesta ishte depolitizimi i Universiteteve,sepse parti të caktuara mbajnë peng fakultete të ndryshme,ju të vetëquajturit intelektual, është turp i madh ti përmendini studentët nëpër shkrime dhe fushatat tuaja parazgjedhore, më vjen të vjellë këtë kur e dëgjoj edhe nga opozita që pretendon të bëj ndryshime nesër e tutje dhe të keni turp.. Me të vërtetë studentët janë lokomotiva e ndryshimeve , por e dijmë shumë mirë sa i përkrahët ato kur donin të ndryshojnë një sistem korruptiv dhe jo të drejtë, sidomos ju klasa “intelektuale” që doni ndryshime, na quajtët “studentë partiak” dhe nuk na përkrahët aspak, të paktën me një shkrim në facebook nëse e shihni se me facebookun do e rregulloni shtetin, por vazhduat me propagandat tuaja si gjithmonë që ju vërsuleni dhe e shani çdo njeri që ju kundërshton, jam dëshmitare për këtë.

StrugaLajm

Tani secili student ka çasje në rrjete sociale, për ironi edhe në Snapchatin e të rinjëve e keni fillu fushatën, ato mund të vlersojë kush mund të bëj ndryshime, nuk keni nevojë me trillime boshe facebooku , lëreni të flasin veprat tuaja dhe CV me vite, cila parti është më e mira ose më e keqja e vlersojnë ato , do i shohin platformat tuaja partiake , ose më e mira e gjithë kësaj është të bojkotojnë zgjedhjet.. Na duhet frymë e re që është pro ndryshimeve dhe jo profitera politik që kanë ndërruar 10 parti.. Megjithatë vlen të theksohet se ka profesor dhe asistent që nonstop ju kan përmend në ligjerata studentëve : partia ime këtë, partia ime atë… jam në dijeni për gjithçka, që për mendimin tim është skandal i madh dhe ua bëj me dije publikisht që studentët i kam dërgu të ju inçizojnë dhe nëse vazhdoni me fushata parazgjedhore në ligjerata dhe ushtrime, unë do ua publikoj emrat, edhe pse emrat ua dij sepse te unë janë anku studentët, por bashkë me ato dhe inçizimet, si përkrahje parazgjedhore meqë e kërkoni votën dhe përkrahjen time.. StrugaLajm

Me respekt, Ardiana Dauti


Loading...
loading...