Stuhi e fortë godet Stambollin, pemë të thyera e çati të shkatërruara në rrugët e qytetit

Stambolli është goditur nga një stuhi e fortë në orët e para të mëngjesit të së martës. Mediat vendase bëjnë me dije se në shumë zona të qytetit ka pasur dëmtime të mëdha, si pemë që janë thyer e shumë çati janë shkatërruar.Mësohet se stuhia filloi me një shi të lehtë, por më pas i gjithë qyteti u përfshi nga një stuhi e fortë që nisi të shkatërronte gjithçka që dilte përpara.

Autoritetet lokale kanë njoftuar se shumë njësi tregtare janë mbyllur për shkak të rrezikut nga erërat e forta.
Gjithashtu, Kompania e Autobusëve të Stambollit ka njoftuar për anulimin e disa shërbime, duke përfshirë edhe linjat midis provincave të Stambollit dhe Bursës.Stuhia përshkoi dhe pjesë të tjera të Stambollit si Sultangazi, Gaziosmanpaşa, Bakırköy, Bağcılar, Beyoğlu, Kağıthane, Bayrampaşa dhe Esenler.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...