Sulmi ndaj Selës, 10 të arrestuar deri tani

Ka shkuar në 10 persona numri i të arrestuarve për sulmin ndaj kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, mbrëmjen e 27 prillit në Kuvend. Masa paraburgim 30 ditor është caktuar edhe për katër persona tjerë. Dy nga të arrestuarit ngarkohen me veprën penale tentativë vrasje me paramendim ndërsa tetë të tjerët për bashkëpunim në tentativë vrasje.

Një natë më parë bë paraburgim përfundoi Oliver Oshavkovski, Sasho Senkov, Nikolce Dimitrevski dhe Aleksandar Janevski-Toshta. Më herët Prokuroria Publike kërkoi ndërsa gjykatësja e lëndës e pranoi propozimin për paraburgim të 4 personave, Andrej Micos, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov dhe Stojan Pavlevski-Kobra.

Në maj të këtij viti të parët që u arrestuan për sulmin ndaj Selës ishin Kire Gjorgievski dhe i ati i tij, të cilët shihen në pamjet e filmuara teksa e tërheqin zvarrë trupin e deputetit Ziadin Sela nëpër korridorin e Kuvendit.StrugaLajm

Ziadin Sela ishte deputeti më i lënduar gjatë ngjarjeve në Kuvend të enjten e përgjakshme me 27 prill ku turma e protestuesve hyri dhunshëm në Kuvend dhe sulmoi deputetët e shumicës së re parlamentare.

In : Aktuale

Loading...
loading...