Vodhën 2 milionë frënga në Tutunska Banka,hajdutët pranuan fajin

Katër të dyshuar për vjedhjen në bankën “Tutunska” pranuan fajin në gjykatë. Ata vetë u shprehën fajtor se me paramendim dhe disa herë rrishtas, kanë shfrytëzuar pozitën e tyre dhe duke njohur procesin e punës së bankës, në mënyrë të jashtligjshme kanë përvetësuar mjete me vlerë prej 400 mijë frankësh zviceriane dhe 375 mijë eurosh.

Në datën 10 prill poashtu kanë vjedhur 2 milion franka zviceriane dhe 270 mijë euro. Edhepse pranuan përgjegjësinë për lëndët për të cilat ngarkohen, të akuzuarit nuk treguan se çfarë kanë bërë me paratë.StrugaLajm

Seanca e radhës gjyqësore është caktuar për në datën 27 tetor kurse procedura për secilin prej të akuzuarve vazhdon ndaras.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...