SULMI “TERRORIST” NË XHAMINË “DINE HOXHA”, AHMED KALAJA ME LOT NË SY TREGON PËR NGJARJEN (VIDEO)

Imami i Xhamisë, Dine Hoxha në Tiranë, Ahmet ef. Kalaja nëpërmes një video të shkurtër ka reaguar pas sulmit “terrorist”, që ndodhi nga një qytetarë I cili me thikë ka hyrë në xhami e ka sulmuar myslimanët, njofton News33.

Kalaja ka thënë se qytetari i armatosur nuk është mjaftuar me sulmin e qytetarëve Brenda Xhamisë por ka dalë edhe jasht saj për të sulmuar kalimtarët e rastit.

Imami Kalaja për të qetësuar të gjithë qytetarët sin ë Shqipëri po edhe jasht sajë ka thënë se situate është nën kontrollë.

“Sot pas drekës andej nga ora 14:00 ka ndodhur le të themi një akt barbarie në xhami. Ku një person i armatosur me thikë godet besimtarët brenda xhamisë. Ai nuk mjaftohet me njerëzit brenda xhamisë dhe godet njerëzit në rrugë. Faleminderit zotit që personi është arrestuar. Falënderoj të gjithë ata besimtarë që reaguan pozitivisht ndaj situatës. Situata është nën kontroll dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”.StrugaLajm

“Lus zotin e madh që ti shërojë vëllezërit tanë që janë plagosur. Shpresojmë që mos të ketë qenë le të themi akt terrorist. Shpresojmë që të ketë qenë një njeri me të meta mendore. E rëndësishme nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”.

In : Aktuale

Loading...
loading...