BLENDI PETROL
Aktuale

Sulmohet vetura e nënkryetarit të ASH në Kërçovë, ia shpërthejnë gomat

Mbrëmë nga persona të panjohur në Kërçovë është sulmuar vetura e Nënkryetarit të Aleancës për Shqiptarët Remzi Mehmedi të cilët i kanë prerë gomat e veturë së Nënkryetarit Mehmedit.

Lajmi bëhet i ditur nga ASH duke theksuar se ky rast është me prapavi politike, kur dihet se nënkryetari Remzi Mehmedi tani më është figurë e njohur politike e ASH nga Kërçova dhe ka ndikuar shumë në rritjen e ASH në Kërçove dhe rrethinë.

“Apelojme tek organet e rendit që ta zbardhin këtë rast sa me shpejt duke i gjetur autorët dhe porositësit e këtoj akti të turpshëm i cili sipas gjitha gjasave është kërcnim dhe paralajmërim për aktivitetin politik të Nënkryetarit të ASH z.Remzi Mehmedit.”, theksojnë nga ASH.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button