Ja ku ishte më ftohtë në Maqedoni

Minus dhjetë gradë janë matur sot në mëngjes në orën shtatë në Berovë, Mavrovë dhe Lazaropole, temperatura më e ulët në vend, pas çka vijojnë Kriva Pallanka dhe Krusheva me minus tetë, Tetova, Gjurishtja, Pretori, Pozharanë, Prilepi dhe Shkup Petrovec me minus gjashtë, Dibra, Topollçani, Ohëri dhe Manastiri me minus pesë, Vinica, Strumica, Demir Kapia, Shkupi dhe Shtipi me minus katër, ndërsa në Gjevgjeli minus një gradë.

Më shumë borë ka në Gjurishte 12 centimetra, ndërsa shtresa e borës në Mavrovë arrin tetë centimetra, në Pozharanë shtatë.

Sipas DPHM, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët mesatare veriore. Temperatura do të lëvizë prej tre deri tetë gradë.

Në Shkup do të jetë mot me diell me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët mesatare veriore. Temperatura do të arrijë deri gjashtë gradë.StrugaLajm

Vijon periudhë e motit të qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato ditore do të jenë në rritje graduale. Të enjten, të premten dhe të shtunën do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës në disa lugina.

In : Aktuale

Loading...
loading...