“Super të pasurit” pasurohen më shumë!

Rritja më e gjatë në historikun e ekonomisë amerikane ka pasuruar aq shumë 1%-shin, sa që ata zotërojnë tashmë thuajse të njëjtën pasuri me klasën e mesme dhe të mesme të lartë së bashku

Sipas të dhënave të Rezervës Federale, 1%-shi më i pasur i amerikanëve ka fituar kthime të mëdha nga tregu i aksioneve në dekadën e kaluar, deri në atë pikë sa tashmë ata kontrollojnë më shumë se gjysmën e kapitalit të kompanive publike dhe private në Shtetet e Bashkuara.

Më të pasurit kishin aktive prej rreth 35.4 trilionë dollarë në tremujorin e tretë, afër 36.9 trilionë dollarëshit që mbajnë dhjetëra milionë njerëz, që përbëjnë klasën e mesme dhe të mesme të lartë. Sipas analistëve, ky shtim i pasurisë ka ardhur pjesërisht prej normave të ulëta të interesit. Amerikanët nuk mund të kenë kthime të larta nga certifikatat e depozitave apo investime të tjera pasive, kështu që kanë çuar paratë në aksione, duke rritur tregun.StrugaLajm

Nga ana tjetër, këto investime kanë bërë që të pasurit t’i vendosin paratë në fonde mbrojtëse (hedge fund) ekskluzive dhe fonde të kapitalit privat, që kërkojnë një minimum prej rreth 5 milionë dollarë investim për t’u kualifikuar. Mund të mos jetë e largët koha kur 1%-shi kalon klasën e mesme dhe të mesme të lartë.StrugaLajm

Të pasurit patën një rritje me 650 miliardë dollarë në tremujorin e dytë 2019, ndërsa grupi ku bën pjesë 50-90%-shi, pati rritje me 210 miliardë dollarë. Për momentin, amerikanët që i përkasin 90-99%-shit, që nuk përkufizohen si super të pasur, kontrollojnë ende pjesën më të madhe të pasurisë prej 42.6 trilionë dollarë aktive.

In : Aktuale

Loading...
loading...