Sylvinho :“Ne e meritonim ta fitonim këtë ndeshje”

 

Barazimi midis Shqipërisë dhe Kroacisë duket se na ka mbajtur ende në lojë për një kualifikim të mundshëm nga grupet, edhe pse shanset duken të vogla. Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, u shpreh pas ndeshjes në konferencën për mediat se Kroacia është një emër i madh i futbollit dhe se skuadra e tij e meritonte fitoren.

“Atmosfera ishte sikur po luanim në shtëpi. Vetëm ata 10-15 minuta të para të pjesës së dytë ishin të vështira. Duhet të kujtoheni gjithmonë që në anën tjetër ka skuadra dhe lojtarë të mëdhenj. Kroacia ka medalje të fituara në Kupën e Botës, ka luajtur finalen e Ligës së Kombeve. Ne meritonim të fitonim. Për shkak të rezultatit, por edhe të atmosferës, do ta kujtoj këtë ndeshje gjatë të gjithë jetës time.StrugaLajm

Autogoli dhe goli i Gjasulës?

Ai është një lojtar me eksperiencë. Ai është i gjatë, ka aftësi teknike. Ndeshja ishte e çmendur. Edhe ritmi i ndeshjes ishte shumë i vështirë, shumë i shpejtë. Ne deshëm ta ulnim atë. Për fat të keq, ne kishim një moment fatkeq. Ai po mundohej të mbante ritmin e ndeshjes, por ishte fillimisht e vështirë. Është e vështirë të vish nga stoli në një ndeshje që është kaq e hapur. Në fund, ai shënoi një gol që të bënte rezultatin 2-2 dhe për këtë arsye e falënderoj.

In : Aktuale

Loading...
loading...