TAHIR HANI: LPK 1982 – 1985 SHIKUAR NGA DY KËNDVËSHTRIME

Simpoziumi i Dyte Shkencor: Levizja Popullore e Kosoves ne vitet 1982 – 1984 dhe heronjte Rexhep Mala, Nuhi Berisha, bajram Bahtiri dhe Zija Shemsiu.
Shkup 25-01-2018
LËVIZJA POPULLORE E KOSOVËS 1982 – 1985
SHIKUAR NGA DY KËNDVËSHTRIME

I.
Shqiptarët në demonstratat e vititi 1981 artikuluan fuqishëm kërkesat socio-ekonomike, por edhe ato politike përmes parrullave: “Kërkojmë kushte më të mira”, “Trepça punon, Beogradi ndërton”, “Republikë, Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”, “Jemi shqiptarë e jo jugosllavë”, “Kosova e kosovarëve”, “Rroftë Adem Demaçi”, “Bashkimi i trojeve shqiptare”, dhe parrulla bazë dhe dominante “KOSOVA REPUBLIKË”, shënuan kthesën vendimtare për fillimin e ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar në ish RSFJ.

Në vitet e tetëdhjeta shqiptarët në Kosovë, në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi patën një zhvillim të dukshëm ekonomik, arsimor dhe kulturor. Në tërë këtë proces zhvillimor rol vendimtar ka luajtur Universiteti i Prishtinës si institucion i vetëm i arsimit sipëror për shqiptarët në nivel të Federatsës Jugosllave.
Nga viti 1974 deri në pranverën e vitit 1981 popullata shqiptare në Ish Jugosllavi e posaçërisht në Kosovë kaloi një periudhë relativisht të qetë. Por, pikërisht në këtë periudhë fillon e më pas vijon me intensitet të shtuar periudha e organizimit më aktiv. Kjo periudhë e zhvillimit historik hovin e saj e merr me zhvillimin e demonstratave gjithë popullore të marsit dhe prillit të vitit 1981.
Shqiptarët në demonstratat e vititi 1981 artikuluan fuqishëm kërkesat socio-ekonomike, por edhe ato politike përmes parrullave: “Kërkojmë kushte më të mira”, “Trepça punon, Beogradi ndërton”, “Republikë, Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”, “Jemi shqiptarë e jo jugosllavë”, “Kosova e kosovarëve”, “Rroftë Adem Demaçi”, “Bashkimi i trojeve shqiptare”, dhe parrulla bazë dhe dominante “KOSOVA REPUBLIKË”, shënuan kthesën vendimtare për fillimin e ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar në Ish RSFJ.

Lufta për liri dhe barazi e shqiptarëve ishte reflektim i pozitës nënshtruese të shqiptarëve në Kosovë dhe në njësitet e tjera të federatës. Kërkesa për krijimin e një republike të shqiptarëve në Jugosllavi lindi si nevojë e kohës dhe e vetëdijes për të ruajtur dhe zhvilluar identitetin kombëtar, fillimisht në një republikë në kuadër të federatës dhe më vonë për të krijuar parakushte për shkëputje nga Jugosllavia.

Demonstratat e vititi 1981 përcillen me komente kontradiktore nga shumë faktorë relevant të kohës edhe atë si brenda ashtu edhe jashtë federatës Jugosllave. Pas demonstratve kishte zëra se:

– Demonstratat e vitit 1981 ishin të nxitura drejtëpërdrejtë nga Tirana zyrtare;
– Si nxitëse të demonstratave e shihnin elemntin rus;
– Shumë qarqe nxitës shihin elementin serbomadh me pretekst për centralizim të pushtetit federativ;
Udhëheqësia komuniste jugosllave dhe ajo e Kosovës demonstratat i cilësuan armiqësore dhe kundërevolucionare, ndërsa

Shteti shqiptar mbajti qëndrimin se Kosova është problem politik dhe historik dhe kërkon zgjidhje. Kjo ishte njëra anë e qëndrimeve dhe vlerësimeve rreth demonstratave të vitit 1981, por nga ana tjetër disa qendra vendosëse mbajtën një qëndrim indiferent,

Por pa marr parasysh interpretimeve të shumta e të kundërta, demonstratat e vitit 1981 janë një prej ngjarjeve më të mëdha të historisë së Kosovës. Ato shënojnë fillimin e dominimit të politikës serbe në RSFJ-së, fillimin e suprimimit të autonomisë së Kosovës, por edhe fillimin e fundit të kësaj federatës jugosllave.

Në këtë periudhë kohore dhe në këto rrethana historike filloi një terror i pa parë kundër shqiptarëve. Burgosje dhe vrasje studentësh, punëtorësh, intelektualësh. Në këto rrethana lindi si domosdoshmëri bashkimi i organizatave ilegale në një front gjithëpopullor për REPUBLIKËN E KOSOVËS.

Bartës të këtij procesi dalin tre personalitetet e shquara, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zeka të cilët imponojnë një frymë shprese për bashkimin dhe shkrirjen si dhe orgasnizimin e mirfilltë të grupacioneve në një organiozatë të vetme të denjë për të udhëhequr proceset drejt çlirimit të Kosovës.StrugaLajm

Suksesi i parashikuar dhe i pritur nga këto figura të shquara të Lëvizjes kombëtare mobilizoi dhe vendosi në veprim konkret agjenturen Jugosllave në Gjermani. Kështu, planet e shërbimit sekret Jugosllav u vunë në veprim me ekzekutimit klasik të Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut më 17 janar të vitit 1982, në Untergrupenbach të Gjermanisë ku u vranë tre aktivistët më të dalluar të saj.
Vrasja bëri jehonë në shtypin gjerman, në atë të ish Jugosllavisë si dhe në atë të diasporës shqiptare ku organizohej aktivitet nga lëvizja e kohës për çështjen shqiptare.
Një muaj pas vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, më 17 shkurt të vitit 1982, në Ankara të Turqisë, në prezencë të Ambasadorit të Shqipërisë në Turqi, zotit Bujar Hoxha, përfaqësuesit e organizatave ilegale që funksionin ndaras në Kosovë dhe në diasporë formuan dhe shpallën Lëvizjen për Republikën Shqiptare në Jugosllavi.
Levizja në vitet 1983 – 1984 – koha e Nuhi Berishës dhe Rexhep Malës
Lëvizja për çlirimin e Kosovës nuk kishte të ndalur. Ajo vazhdon rrugëtimin e saj drejt lirisë. Por, në vitin 1983 në krye të Lëvizjes paraqiten Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala, të cilët mbas një periudhe të shkurtër gjysëm ilegale kaluan në ilegalitet të thellë.
Këto dy personalitete ishin bartësit kryesorë në organizim të strukturës ilegale, zgjerimit të saj në të gjitha zonat e Kosovës dhe më gjerë. Ata merreshin me grumbullimin e informacioneve, përpunimin e tyre dhe përcaktonin detyrat dhe obligimet e Lëvizjes drejt përforcimit të radhëve.
Lëvizja ilegale në këtë kohë, nën drejtimin e Nuhiut dhe Rexhepit filloi përgatitjet për riorganizimin e struktures ilegale. Këta ishin ideatorë që Lëvizja duhej të kalonte në një fazë të re të përgatitjes organizative. Kështu filluan hapat e para drejt ristrukturimit të Lëvizjes ilegale dhe tranformimin e celulave ilegale në Shtabe Operative Rajonale dhe Lokale, pra drejt themelimit të Partisë së Luftës së Kosovës.
Ishte koha e një synimi tjetër. Ishte koha kur Lëvizja bënte hapat e para të bazave ilegale të gatshme edhe për përballje të armatosur. Ishte koha kur bazat ilegale bënin përgatitjet e duhura për një veprim më aktiv dhe më të organizuar me një strukture gjithëpërfshirëse në të gjithë territorin e Federatës Jugosllave. Lëvizja kishte përcaktuar objektivin e themelimit të Partisë së luftës në Kosovë.
Në vitin 1983 anetarët e strukturave të organizuara të LPK por edhe mbeshtetesit e LPK, furnizoheshin me organin e Lëvizjes “Zeri i Kosovës“ që botohej në Zvicër, e që andej në rrugë ilegale silleshte në vend, nga aty veprimtarët e organizatës në mënyrë të organizuar dhe të fshehtë furnizonin të gjitha degët e saja.
Në kohën kur LPK priste nga momenti në moment që të furnizohet me “Zërin e Kosovës “ nr 3 dhe 4, vjen lajmi i papritur për burgosjen e dy veprimtarëve të LRSHJ-së Zija Shemsiu dhe Sami Kurteshi, duke transportuar armë dhe material propagandistik në relacionin Zvicër-Kosovë arrestohen nga policia Jugosllave. Pas 18 muajsh tortura, më 15 maj 1984 Zija Shemsiu u vra në Burgun e njohur Centralen Zatvor (CZ) në Beograd.
Por veprimtaria nuk kishte të ndalur, aktivitetet vazhdonin mëtutje, kështu kujtoj Shaban Shalën me nofkën ilegale “Besimi” i cili u furnizua me një nr të mjaftueshëm të organit të lëvizjes Zëri i Kosovës nr. 3 dhe 4 dhe ky material në mënyrë të organizuar u shpërnda ndër celulat e Lëvizjes jo vetëm në Kosovë por edhe në Maqedoni, Luginë e Mal të Zi.
Nga fundi i vitit 1983 Lëvizja arriti mjaft suksese si në: strukturim, arriti të ketë një shtrirje të gjërë strukturore në Kosovë dhe në viset tjera të banuara me shqiptarë, morali ishte në rritje, veprimtaria kishte marr një hov të mirë të funksionimit, por kjo nuk zgjati shumë dhe lëvizja shpejt përjetoi goditjen e radhës, më 11 dhe 12 janar të vitit 1984, në Prishtinë, në lagjen që sot quhet Lagjja e Trimave, përmes ndihmës së informatorëve të infiltruar në Lëvizje u ngrihet kurthi krerëve të Lëvizjes ilegale Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala.
Ky kurth dhe ky aksion i aparatit shtetëror Jugosllav u përball me rezistencë të armatosur nga dy ideatorët e LPK. Ishin pikërisht këta të dy personalitete që kishin vënë objektivin e rezistencës së armastusur.
Kjo përballje në mes të ideatorëve të LPK dhe aparatit shtetëror përfundoi me vrasjen e flamurtarëve të LPK dhe arrestimin, burgosjen dhe dënimin e më shumë se 300 anëtarëve të Lëvizjes ilegale të shtrirë në pjesën dërmuese të teritoreve shqiptare.
Më 26 qershor filloi gjykimi i veprimtarëve të Lëvizjes ilegale, Kadri Osmani, Enver Topalli, Ramë Buja etj, nën akuzën e nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar ku si qëllim u ngarkohej “minimi i sistemit socialist jugosllav”, se “kanë lexuar “Zërin e Kosovës”, “kanë shpërndarë “traktin kundër tradhëtisë” etj.
Lëvizja pësoi goditjen e radhës: U vranë ideatorët e LPK Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala. Ata ranë, por ideali i tyre vazhdoi ndër breza.
Pas vrasjes së dy krerëve të LPK-së dhe burgosjes së Kadri Osmanit dhe një numri të madh të Levizjes, grupacionet ilegale vazhduan aktivitetitin e veprimtarisë, por kjo ishte koha kur celulat e pazbuluara fillimisht pritnin rezultatin e përfundimit të aksionit policor.
Pas një periudhe kohore filluan kontaktet dhe vazhdoi veprimtaria ilegale me përpjekjet për riorganizim dhe strukturimin e Lëvizjes. Kontaktet ishin të shpeshta dhe të shumëanshme me përfaqësues të Levizjes jashtë vendit. Por kjo situatë diktoi rrethana të pasigurta dhe me shumë kundërthënie mes përfaqësuesve të Lëvizjes jashtë vendit.
Udhëheqësia e Lëvizjes jashtë vendit për shkak të kundërthënieve u nda në dy rryma, përçarja e Lëvizjes jashta vendit nuk ishte dhe aq konceptuale, por si bazë kishte formën organizative dhe atë pragmatike.
Duke marr parasysh format dhe metodat e shërbimeve seckrete gjithsesi nuk duhet eliminuar as edhe dyshimin se një ndikim të rëndesishëm neë përçarjen e Lëvizjes ka pasur implikimi i agjenturës të shërbimit sekret të Jugosllavisë, si pjesë e luftës subversive. Në këtë periudhë kohore, Lëvizja u nda në dy fraksione më të mëdhaja. Kjo situatë e Lëvizjes jashtë vendit ndikoi drejtëpërdrejtë edhe në përçarjen e strukturës brenda në Kosovë.
Kjo situatë fraksioniste pati ndikimet e veta edhe në njesitë më të vogla orgnizative të strukturës ilegale në Kosovë dhe viset tjera të banuara me shqiptarë dhe atë për shkak të raporteve të ndërsjellta individuale që ekzistonin mes strukturës jashta vendit dhe mbrenda. Kështu edhe kundërthëniet ishin identike.
Por, çfarë është për tu theksuar për këtë periudhë kohore?
Në mars – prill të vitit 1984 vjen një informatë nga anëtari i Celulës së Prishtinës, (Celulat kishin një përfshirje të gjerë në disa qendra në Kosovë dhe në Maqedoni si në Prizren, në Ferizaj, në Klinë, në Drenas, në Skenderaj, në Kërçovë dhe në Strugë dhe tendenca ishte zgjërimi i tyre), se vjen deri te dekonspirimi i strukturës të Lëvizjes. E gjithë kjo vjen si rezultat i infltrimit të një bashkëpuntori të sherbimit sekret ushtarak në radhët e Lëvizjes.
Bashkëpunëtori i shërbimit ushtarak jugosllav me nofkën “Borisha” kishte arritur të infiltrohet në Lëvizjen ilegale dhe kishte arritur të marrë mjaft informacione për shtrirjen teritoriale të Lëvizjes. Informatori kishte arritur që me sygjerimin e Sekretariatit Federativ të Punëve të Brendshme (SFPB) të fitojë besimin e Lëvizjes dhe në vazhdimësi mbante kontakte, merrte informacione dhe materiale nga Lëvizja. Informatori kishte arritur suksese, besueshmëri dhe depërtim të thellë me njohuritë mbi statusin e LPK. Ai kishte në disponim Statutin, Programin dhe disa pjesë të strukturës së LPK-së.
Informacioni për dekonspirim të anëtarëve të Levizjes ilegale përmes bashkëpuntorit të shërbimit ushtarak me nofkën “Borisha” u trajtua nga ana e disa anëtarëve të Celulës së Prishtinës, por kjo situatë nuk u vu në rend dite në mbledhje pune. Shkaku i mos trajtimit të këtij informacioni në këtë nivel ishte si pasojë e fraksioneve të lindura me imponime nga fraksionet e krijuara në diasporë.
Pavarësisht ketij fakti, në konsultime jo formale, kryesisht me Idriz Hysenajn, Shaban Shalën dhe Ilmi Zekën, u vendos që aktivitetet do të vazhdojnë duke marrë parasysh këtë fakt të pakontestueshëm për dekonspirim.

Burgosja e grupit të Kërçovës
Një nga këto goditje të strukturës së Lëvizjes ishte edhe arrestimi i Celulës së Kërçovës më 20 qershor të vitit 1984 kur arrestohen: Fadil Bajrami, Adem Maksuti dhe Xhelil Xhelili, ndërsa dy anëtarët e Celulës, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi arritën ti shpetojnë arrestimit duke gjetur strehim në Negrovc te Shaban Shala. Prej aty ata një kohë vazhdojnë veprimtarinë ilegale në Prishtinë, dhe më vonë vazhdojnë rrugën në diasporën shqiptare, më konkretisht në Zvicër.
Lëvizja pësonte goditje të njëpasnjëshme. Kishte edhe beteja të humbura, por lufta e Lëvizjes për liri vazhdoi. Forcat e mbetura ilegale vazhduan me të njëjtën energji, me të njëjtin elan dhe ideal për lirinë e Kosovës.
Kjo periudhë kohore në strukturat e mbetura të Lëvizjes u quajt si koha e bashkim-shkrirjes së grupacioneve që vepronin në Kosovë dhe më gjerë.
Pas goditjes së janarit të vitit 1984, kontaktet u vendosën dhe aktiviteti vazhdoi me objektivin e ri: Bashkimi-shkrirja e të gjitha grupacioneve në një organizim të vetëm dhe me qendër në Kosovë. Kësaj here krerët e Lëvizjes së bashkim-shkrirjes ishin të mendimit se Lëvizja nuk duhej të drejtohej nga strukturat ilegale jashtë vendit ,por strukturat e Levizjes ne diaspore do të jenë në mbështetje të drejtpërdrejtë të Lëvizjes në Prishtinë.
Gjatë procesit të veprimtarisë së fshehtë për realizimin e idesë së bashkim – shkrirjes nën moton se bashkimi bënë fuqinë, duke qenë në kulmin e aktivitetit dhe të realizimit të qëllimit, papritmas në strukturat ilegale plas informacioni se Lëvizja është e dekonspiruar dhe se informatorin e paskeshim shumë pranë kreatorëve të bashkim – shkrirjes.
Ky informacion shqetësoi anetarët e Lëvizjes ilegale dhe detyroi Lëvizjen të ndryshojë lokacionin e bazave ilegale në Prishtinë.
Informacioni për dekonspirimin paraqiti shqetësim, shtimin e kujdesit dhe fillimin e trajtimit të informacionit, Si rrjedhojë arritëm në përfundim se informacioni ishte i saktë, por që rezulton të jetë keqkuptuar apo keq interpretuar personi i vërtetë informtor.
Lëvizja shpejt rimori veten. Këshilli vzhdoi me angazhimin drejt qëllimit final dhe relizimin e bashkim – shkrirjes dhe me këtë definitivisht në prill të vitit 1985 në Prishtinë themelohet Këshilli Organizativ në përbërje: Ali Ahmeti, Xhabir Morina, Shaban Shala, Xhavit Haziri, Bashkim Mazreku. Këta individë, si përfaqësues të grupacioneve ilegale, arritën që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të themelojnë strukturat e organizatës së vetme në të gjitha viset e banuara me shqiptarë. Merret vendimi për bashkimin e grupeve dhe themelojnë Komitetin Organizativ të MLK-së.
Një mbështetje të fuqishme dhe të drejtpërdrejtë në realizimin e idesë së bashkim – shkrirjes dhanë edhe veprimtarët e shquar të kauzës për lirinë e Kosovës, personalitetet si: Femi LLadrovci, Nuhi Ahmeti, Ilmi Reçica, Agim Sulejmani, Agron Morina etj.
Për një periudhë të shkurtër kohore suksesi i KO të MLK-ës dha rezultatet e duhura në teren. Kështu, gjatë vitit 1985 u formuan Komitetet e rretheve të OMLK-ës, në Prishtinë, Prizren, Suharekë, Ferizaj, Kaçanik, Vushtri, Tetovë, Kërçovë, Strugë, Bujanoc, Klinë, Pejë,…etj
Organizata hartoi programin dhe statutin, botoi gazetën “Pararoja” si organ i OMLK –së (“Pararoja” doli vetëm dy numra) dhe vazhdoi me aktivitet e mëtejshme të saja.
Në Prishtinë, në një nga bazat ilegale të Lëvizjes, më 20 prill të vitit 1985, nën drejtimin e Ali Ahmetit, në kuadër të OMLK-së, gjithshtu u themelua edhe KTSHM (Komiteti për Trojet Shqiptare në Maqedoni) në përberje: Ali Ahmeti, sekretar i Komitetit me pseudonimin Atdheu, Fatmir Ibraimi, anëtar me pseudonimin Kushtrimi, Tahir Hani, me pseudonimin Burimi, arkëtar Pasho Maksuti me pseudonimin Vasili dhe përfaqësues i KTSHM-së në Komitetin Organizativ të MLK-së u zgjodh Bajram Limani me nofkën Bardhoku.
Permbajtja e dokumentit origjinal te themelimit te KTSHM

Akti i themelimit të KTSHM

Takim me rastin e themelimit të Komitetit për Trojet Shqiptare në Maqedoni (KTSHM-ML)
Me vendim unanim të anëtarëve (përfaqësues të katër rretheve), shpallet i themeluar Komitetit për Trojet Shqiptare në Maqedoni-Marksist Leniniste i cili mori qendrim:
Vendim

1. Të gjithë anëtarët njëzëri shprehen gatishmëri dhe vendosshmëri që do të jenë besnik dhe do të mbrojnë interesat e popullit për liri nacionale dhe klasore,
2. Komiteti për Trojet Shqiptare në Maqedoni-Marksist Leniniste, do të mbështes të gjitha grupet revulucionare dhe njëkohësisht në kushtet dhe rrethanat e përcaktuara me vendim të Komitetit për Trojet Shqiptare në Maqedoni-Marksist Leniniste, mund të themelojmë aleanca që shkojnë në interesin tonë,
3. Luftën tonë do ta zhvillojmë në bazë të shëndoshë Marksiste – Leniniste
4. Komiteti për Trojet Shqiptare në Maqedoni-Marksist Leniniste, luftën do ta përshtasë në bazë të vendit ku organizon veprimtarinë e vet,
5. Lufta jonë për çlirim nacional dhe klasor nuk i cënon të drejtat e popujve tjerë, por ajo mbështet çdo lëvizje revolucionare
6. Lufta jonë do të vazhdojë deri në fund me besën e dhënë, dhe do jemi konsekuntë deri në realizimin e bashkimit kombëtar,
7. Çdo anëtar i Komitetit për Trojet Shqiptare në Maqedoni-Marksist Leniniste duhet të jetë i armatosur me dije dhe duhet ti ketë ato vyrtyte që do të përfitojë simpatinë e rrethit ku punon dhe veprone:
– Të jetë komunistë dhe internacional,
– Të ketë pastërti morale dhe ideologjike
-Të jetë trim dhe i guximshëm, i vendosur dhe përparimtar,
– Të ketë paraqitje reale dhe të jetëi sinqertë me shokë,
– Gjithmon të jetë vigjilent në detyrat e marra dhe në jetën e përditshme,
– Të jetë konspirativ dhe ti mbrojë sekretet,
– Disciplina dhe rregullshmëria të jetë në nivelin e duhur,
– Çdo arsyetim pa bazë nuk vjen në shprehje,
– Për anëtarin që do të tentoj të minoj bashkimin e vendosur në Komitetin për Trojet Shqiptare në Maqedoni – Marksist Leniniste do të ndërrmeren masa.
8. Deklaroj njëzëri se do të jemi besnik ndaj njëri tjetrit dhe nuk do ta shkelim besën e dhënë ndaj popullit,
9. Të gjithë anëtarët janë të obliguar të japin llogari para Komitetit për Trojet Shqiptare në Maqedoni-Marksist Leniniste për veprimtarinë dhe sjelljen e ti në jetën shoqërore dhe private,
10. Dezertimi nga lufta jonë kalsore dhe nacionale do të dënohet për tradhëti.
Në këtë takim Komiteti për Trojet Shqiptare në Maqedoni-Marksist Leniniste, zgjodhi edhe kryesinë:
Sekretar – Atdheu
Anëtar – Kushtrimi dhe Burimi
Arketar – Vasili
Nënshkrimet 1.Atdheu 2.Kushtrimi 3.Vsili 4.Burimidhe 5.Bardhoku
Date 20-04-1985
Prishtinë

Ali Ahmeti në këtë periudhë kohore veproi një kohë të gjatë ilegal në Prishtinë dhe dha një kontribut të veçantë për arritjen e qëllimit të bashkim – shkrirjes të grupacioneve ilegale.
OMLK filloi të funksionojë dhe parashtronte detyrat e saja për aktivite të mëtejme dhe në këtë drejtim ndër përcktimet bazë ishin:
– Transformimi i celulave në Komitete të rretheve dhe të regjioneve,
– Zgjërimi i radhëve të organizatës,
-Edukimi ilegal duke këmbyer përvojën e anëtarëve të sprovuar të Lëvizjes ilegale si në veprimtari, në hetime para organeve të sigurimit të shtetit dhe gjithashtu edhe gjatë vuajtjes së burgut,
– Vendosja e lidhjeve me strukturën jashtë vendit,
– Evidentimi i strukturës si dhe të paisjeve që dispononin anëtarët e Organizatës dhe nëveçanti sasia e armatimit…
Veprimtaria e OMLK nuk vonoi shumë dhe ajo u dekonspirua. Shumë shpejtë u paraqiten elementet e para të përcjelljes së drejtpërdrejtë nga ana e Sigurimit shtetëror.
Në një takim të organizuar nga ana e Xhabir Morines në një bazë ilegale në Prishtinë, Bajram Limani njofton për përcjellje te drejtpërdrejtë nga pjestarë të sigurimit të shtetit, përcjellje e cila u verifikua edhe gjatë largimit të anëtarëve të organizatës nga banesa.
Por, sidoqoftë, përcjelljet për anëtarët e Organizatës më nuk ishin risi. Ato ishin pjesë e veprimtarisë ilegale dhe përkundër këtij fakti veprimtaria vazhdonte sepse ky ishte objektivi i Lëvizjes ilegale të vetëdijshëm për pasojat, arrestimeve, malltretimeve, burgosjeve, vrasjeve, por rruga e idealit për liri nuk duhet të ketë të ndalur.
Kështu, nuk kaloi shumë kohë dhe më datë 4 nëntor të vitit 1985 filloi aksioni i arrestimit masiv të anëtarëve të OMLK – së me çrast në aksionin e aparatit të shtetit brenda një dite ishin paraparë arrestimi i mbi 40 anëtarëve kryesor të OMLK të burgosen, e pas kësaj në ditët në vijim të bëhen edhe buirgosje të tjera.
Anëtarë të Lëvizjes ilegale ishin nga të gjitha shtresat e popullatës, akademik, ushtarak, student e punëtorë. Në këto burgosje masovike kishte të burgosur nga Maqedonia, Mali I Zi, Lugina e Preshevës dhe pjesa dërmuese nga të gjitha komunat e Kosovës. Kishte të burgosur edhe nga shqiptarët me banim në Kroaci, në Slloveni dhe në Bosnjë e Hercegovinë.
Pas arrestimit, ndaj pjestarëve të OMLK-së ngriten aktakuza, sipas nenit 136 al.1 lidhur me nenin 114 të KP të RSFJ – së. Në vitin 1986 vazhdojnë gjykimet e qindra veprimtarëve si në Prishtinë, Mitrovicë, Shkup, Manastir etj.
Kjo ishte një goditje e rëndë e Lëvizjes kombëtare. Një betejë e humbur, por burgosja e djemve dhe vajzave më të mirë të kombit ishin fryma dhe shpirti liridashës i luftëtarëve të lirisë, si Metush Krasniqi, Nuhi Berisha, Rexhep Mala, Zija Shemsiu dhe shumë e shumë personalitete të tjera të shquara të çështjes Kombëtare të cilët nuk ishin vetëm, ato ishin rrënjët e Kombit frytet e të cilëve do të korren më vonë.
Në vazhdim të përshkrimit të kësaj periudhe historike të Lëvizjes Popullore të Kosovës dalin në pah edhe dokumente arkivore nga Arkivat e MPB të Maqedonisë, konkretisht nga Arkivi i Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim.
Dokumente që dalin në bazë të Ligjit për Qasje në Dosjet e Përpiluara për personat nën ndjekje të Shërbimit per siguri shtetërore, të miratuar në vitin 2000 nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.
Në vazhdim veprimtaria e Lëvizjes kombëtare shqiptare, në periudhen 1981-1985 do të krahasohet me dokumentet arkivore si pikvështrim i dytë ndaj këtyre proceseve politike. Si shërbimi sekret federativ në koordinim me segmentet e saja Republikane dhe Krahinore përcillte dhe trajtonte Lëvizjen ilegale.
E gjithë kjo përcjellur me dokumentin origjinal përpiluar nga Sekretariati Federativ i Punëve të Brendshme (Jugosllavisë), Sekretariati Republikan i Punëve të Brendshme (Serbisë) dhe Sekretariati Krahinor i Punëve të Brendshme (Kosovës).
Plani Operativ “Zllatar”, Kraja”,”Plamen”,”Luna” etj.
II.
Dokument:
Ne vijim do te jene pes dokumentat origjinale nga data 15 Janar 1985 si dhe 19 Mars 1985 te Planeve Operative “Zlatar”,”Kraja”,”Plamen” dhe “Luna”
Vjen teksti…

Tahir Hani

In : Aktuale

Loading...
loading...