Takim ministror në Strugë: Barriera më të vogla administrative për prodhimet bujqësore

Bashkëpunim më i madh mes vendeve të rajonit dhe ulje të barrierave administrative për qarkullim më të lehtë me prodhimet bujqësore, është porosia e zëvendëskryeministrit Koço Angjushev i cili e hapi takimin e e sotëm të 12-të vjetor të punës të ministrave nga Evropa Juglindore në Strugë.

Angjushev gjatë fjalimit theksoi se ka barriera të cilat duhet të tejkalohen.

“Duhet të shkojmë me nënshkrim të marrëveshjeve për njohje të certifikatave mes vendeve nga rajoni në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi me prodhimet bujqësore në tërë rajonin. Të gjithë dëshirojmë të jemi pjesë e familëjes evropiane, por shpresoj se të gjithë do të kuptojmë se është shumë mke rëndësi të mësojmë të bashkëpunojmë në mënyrë rajonale, sepse nëse kemi sukses, së bashku më pak do të jemi barrë e BE-së kur do të bëhemi pjesë e saj”, potencoi zëvendëskryeministri.

Ai foli edhe për strukturën e moshës në bujqësinë e Maqedonisë, duke treguar se të rinjtë ikin gjithnjë e më shumë, ndërsa vetëm ata mund ta çojnë agro sektorin përpara.StrugaLajm

Foli edhe për masat qeveritare për mbështetje, për mbështetjen për zhvillimin rural, si dhe për mjetet nga IPARD-i, duke vlerësuar se, megjithatë, ato nuk janë të mjaftueshme.

“Ato janë mjete të cilat në suaza të buxhetit të Maqedonisë duken të mëdha si prëqindje dhe shifra, por në shuma absolute nuk janë të tilla të bëjnë rezultat të madh në bujqësi. Presim që me inkuadrimin në procesin eurointegrues të kemi qasje më të madhe drejt fondeve të BE-së dhe me atë, siç treguan prëvojat e disa vendeve, të arrijmë deri te shuma e cila është shtatë deri 10 herë më e madhe se e tanishmja. Mjetet e shtuara për 10 herë janë sigurisht impakt hsumë më i madh ndaj zhvillimit të bujqësisë”, nënvizoi kryeministri.StrugaLajm

Vlerësim i tij është se janë të domosdoshme edhe masa të tjera në bujqësinë e Maqedonisë: për plasman adekuat të prodhimeve, bashkim të sipërfaqeve bujqësore dhe zhvillim të qendrave blerëse.

Në Takimin vjetor në Strugë marrin pjesë ministrat e resorit nga BeH, Kosova, Mali i Zi, Bullgaria, Sllovenia, Shqipëria, sekretarë shtetërorë nga Serbia, Kroacia, Hungaria, përfaqësues nga minsitritë nga Gjermania, Çekia, si dhe përfaqësues nga Komisioni evropian, Organizata për ushqim dhe bujqësi. Do të bisedohet për të ardhmen në sektorët për bujqësi dhe zhvillim rural në rajonin e EJL-së. për procesin e bashkëpunimit rajonal në ato sfera, si dhe për rëndësinë e procesit të integrimit në BE të vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Siç është paralajmëruar, pjesëmarrësit e konferencës duhet të miratojnë përmbledhje të qëllimeve në bujqësi dhe zhvillimin rural në formë të deklaratës.

In : Aktuale

Loading...
loading...