Kryetari i Pogradecit, pallat 13-katësh pa leje

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së mërkurës ndërtimin e një pallati 13-katësh pa leje në Pogradec, në pronësi të vëllezërve të kryetarit të bashkisë. Biznesmeni Agim Harizi denoncoi në emisionin investigativ se po ndërton një kompleks pallatesh në Tushemisht. Por, gjatë muajve të fundit, në dyert e pronës së tij kanë shkuar dhjetëra herë punonjës të Policisë Bashkiake, që i kërkonin të takonte kryetarin e Bashkisë, Eduart Kapri.

“E vetmja arsye përse do të më takojë është marrja e ryshfetit nën dorë. Nuk ka asnjë arsye tjetër”, thotë Harizi, ndërsa shton se punonjësit vinin pa asnjë mandat, vetëm me urdhra verbalë të kryetarit të Bashkisë. Ai thotë se pallatin e ka me leje dhe, nisur nga kjo situatë, ka “hetuar” dhe ka gjetur dokumente se vëllezërit e kryetarit të Bashkisë po ndërtojnë një pallat pa leje, në hyrje të qytetit të Pogradecit. Sipas tij, më 15 shkurt 2017, Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar firmën “Gedi”, e cila kishte paditur bashkinë për pezullimin e një leje ndërtimi në vitin 2009. Pak kohë më parë, një tabelë e vendosur në kantierin e ndërtimit citonte se, leja është ridhënë nga KRRT-ja e Bashkisë së Pogradecit në vitin 2016, vit kur në krye të kësaj bashkie erdhi një nga ish-aksionerët e kompanisë “Gedi”, Eduart Kapri.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...