Takohen dy miliarderët shqiptarë Pacolli dhe Destani

Dy shqiptarët më të pasur në botë mbrëmë kanë pasur takim kokë më kokë duke biseduar për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Sipas Lazim Destani, diskutimi me Ministrin e Jashtëm të Kosovës ka qenë rreth zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Ishte kënaqësi takimi im mbrëmë në Prishtinë me mikun tim Behxhet Pacolli. Gjatë kohës që kaluam së bashku e urova për postin e tij të ri, Ministër i Jashtëm në qeverinë e Kosovës. Me këtë rast, krahas të tjerave, diskutuam edhe për mundësitë dhe rrugët e zhvillimit ekonomik të Kosovës ndërsa për detyrën e tij të re i shpreha besimin dhe bindjen time se dikasteri që ai drejton do t’i japë një shtysë të re avansimit të proceseve euro-integruese dhe forcimit të pozitës së Republikës së Kosovës në skenën ndërkombëtare” ka shkruar Destani .StrugaLajm

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...