BLENDI PETROL
AktualeOpinion

TAKSA !

Fatmir Emush
Java që lamë pas, kaloi zhurmshëm.
Mes shumë ndodhive që zurën herë zgjuar e herë të përgjumur opinionin qytetar, padyshim se ajo që mbajti frymën më gjatë, përfshi ketu edhe të kryeministrit Edi Rama( me distonime të theksuara gjatë fjalimit) ishte dhënia me koncesion për mirëmbajtje të rrugës së kombit Durrës-Kukës-Morinë, dhe TAKSA që rrjedhimisht do të duhej paguar për të njëjtën.
Kjo TAKSË e re e projektuar ,ngjalli shumë debat, përplasje, edhe fizike në momente, për atë se sa është e arsyetuar kjo ngarkesë e re për qytetarin shqiptar, të të dy anëve të kufirit.
Ajo që mua më la përshtypje, dhe besoj jo vetëm , ishin të dhënat tjera, që dolën gjatë përballjes së argumenteve pro dhe kundër.
Janë të dhëna që mahnisin, si për shembull :
-rritja e pesëfishtë e këmbimit tregëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës me vënjen në përdorim të ketij koridori, me tendencë rritjeje.
– shkurtimi i kohës së udhëtimit nga 6.5 orë në vetëm 2.5 orë, Prishtinë-Tiranë.
-arritje e numrit rekord të përdoruesve të kësaj rruge dhe atë në shifrat e 1.300.000 qytetarë në vit!
A mund ta paramendoni cka do të thotë kjo, të dashur miq?!
Ato janë miliona euro qarkullim në vit, që padyshim kanë vlerën e shtuar për ekonomitë e të dy vendeve, dhe për qytetarët e saj shumë vende të reja pune.
Që është për tu krenuar dhe të bën të ndjehesh mirë, por pyetja që duhet shtruar është se ku jemi ne në këtë mes?
Ku janë shqiptarët e Maqedonisë në ndërtimin e ketij trekëndëshi Prishtinë-Shkup-Tiranë, përfshirë dhe qytetet në mes tyre?
A mund ta paramendoni se sa kemi humbur , dhe jemi duke humbur cdo ditë ne, si qytetarë të Maqedonisë, nga mosfunksionimi i koridorit 8, koridor i cili fillimet e ndërtimit të tij i ka shumë më herët se sa rruga e kombit.
Rrugë e cila është në hartat e rrugëve paneuropiane.
E që qëllimisht ose jo, bllokohet 25 vite në vazhdimësi, dhe nuk sheh dritën e gjelbërt për tu finalizuar deri në fund.
Segmente , segmente e shtrembëruar, siq është me pjesën e qytetit tonë, të Strugës pra.
Duke qënë se duhej të dilte nëpërmjet Strugës , për Qafë Thanë e të lidhej me Elbasanin ,nëpërjmet Tiranès me Durrèsin, ky segment pa asnjë kuptim përfundon në Ohër?!
Do të thotë se edhe ne paguajmë TAKSË ,të nderuar qytetarë struganë, edhe atë TAKSËN e të qënit shqiptarë.
TAKSË të cilën e vuri qeveria e kaluar për moszhvillimin e Strugës, por që për fat të keq nuk e shfuqizon as kjo qeveri!
Dhe thotë se përfundimi i ketij projekti shtyhet për nje afat të pacaktuar!
Duke u ditur botërisht janë siguruar fondet për finalizimin e ketij projekti , në këtë projekt ka qënë e paraparë që autostrada nëpërjmet Strugës të përnfundonte në Qafë Thanë!
Sa dëshpruese për ne si qytetarë të ketij shteti, po aq edhe poshtëruese se jemi duke paguar TAKSËN cdo ditë e të qënit qytetarë të rendit të dytë, dhe askujt asnjë përgjegjèsi nuk i kërkojmë dot!!
Ne, që për dallim nga bashkëkombasit shqiptarë e kosovarë të cilët duhet të paguajne TAKSË për perdorim rruge, në paguajme cdo ditë TAKSË për mospërdorim, të asgjëje.
Lëre mos Zot të na kujtohet të ngrihemi për ndonjë protestë apo padëgjueshmëri qytetare, as mos e mendojmë.
Thuajse se do të rregullohen punët vetëvetiu.
Por së paku TAKSËN e kemi, aty jemi të barabarte dhe në kohë reale me qytetarët shqiptarë e kosovar.
Rroftë TAKSA që na bashkon të gjithëve, dikë për mirë, dikë për keq, mvaret nga vendlindja!

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button