Dy të lënduar nga aksidenti në rrugën drejt Kërcovës

Rreth orës 03:30 në rrugën magjistrale Kërçovë – Ohër , 26 vjeçari A.K. nga Kërçova, duke udhëtuar me veturën “Opel Astra” me targa të Ohrit, e ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, informon policia.

A.K. ka marrë lëndime të lehta në trup, ndërkaq bashkudhëtari i tij, T.S. (22) gjithashtu nga Kërçova ka marrë lëndime të rënda trupore, të cilit i është dhënë ndihma mjekësore në Qendrën Mjekësore në Kërçovë dhe është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm.

Policia ka bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes.
StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...