Tanket thyejnë kufirin, ushtria izraelite pushton Gazën

Ndodh ajo që pritej. Izraeli ashtu sikur paralajmëroi nisi pushtimin tokësor duke thyer kufirin në Rripin e Gazës. Shtabi i Përgjithshëm i Izraelit njoftoi se forcat e armatosura hynë në Rripin e Gazës. Tanket dhe automjetet e blinduara nisën sulmin frontal. Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Ganj mobilizoi 9000 rezervistë.StrugaLajm

Izraeli justifikohet me argumentin se rreth 1750 raketa janë lëshuar nga Gaza në Izrael që nga e hëna. Nga luftimet janë mbi 100 jetë njerëzish që e kanë pësuar në Gaza, mes tyre 27 fëmijë . Numri i të plagosurve arrin në 580. Në Izrael deri më tani, janë raportuar shtatë vdekje.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...