Taravari dekoron heronjtë nga Llaskarca: Faleminderit nga zemra dhe shpirti!


Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka dekoruar disa banorë të fshatit Llaskarcë, që kanë dhënë kontribut për shpëtimin e udhëtarëve në tragjedinë e autobusit që ndodhi më 13 shkurt afër këtij fshati. Shumica prej udhëtarëve ishin nga Gostivari, kurse në këtë mënyrë kryetari i kësaj komune ka nderuar banorët e Llaskarcës për heroizmin e treguar.

StrugaLajm

“Me heronjtë e natës tragjike të 13 shkurtit, me banorët e fshatit Laskarcë. Faleminderit nga zemra dhe shpirti”, ka shkruar Taravari pas takimit të realizuar.

In : Aktuale

Loading...
loading...