Targa ZH 888 shitet për 194 000 franga

Ankandi i targave vazhdon deri të mërkurën. Asnjëherë më parë një targë nuk është shitur në ankand për më shumë para në Cyrih.

Ankandi i targës ZH 888 ka përfunduar të mërkurën. Kjo e bën targën më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në kantonin e Cyrihut.StrugaLajm

Der Zürcher Regierungsrat Mario Fehr hält das begehrte Nummernschild in seinen Händen. 

Në rang vendi, ajo renditet e dyta, pas targës ZG 10, e cila është blerë në vitin 2018 për 233 mijë franga, sipas faqes së internetit “Auktion-ch.ch”. Në ankand u lejuan të marrin pjesë vetëm pronarët e makinave të regjistruara në kantonin e Cyrihut transmeton Faktiditor.ch.StrugaLajm

E kaluara ka treguar se targat me vetëm numrin 8 janë veçanërisht të njohura. Vitet e fundit, ankandet e ZH 8888 dhe ZH 888,888 kanë sjellë secili rreth 50,000 franga, siç njoftoi të mërkurën kantoni i Cyrihut. Kantoni ka nxjerrë në ankand vetëm numra treshifrorë që nga viti 2018.
Tifozët e makinave paguajnë më shumë se 3.5 milionë franga në vit për targa të tillaa dhe speciale. Të ardhurat e ankandit derdhen në arkën e shtetit. “Prej ankandeve tona përfitojnë banorët e Cyrihut,” tha paraprakisht këshilltari i qeverisë së Cyrihut Mario Fehr.

In : Aktuale

Loading...
loading...