Tateshi i Poshtem do behet me xhami te re

Sot më 27.09.2022 në fshatin Tatesh i Poshtëm u hodh gurëthemeli i Xhamisë së re në këtë fshat. Në këtë mamifestim, të pranishëm ishin kryetari i Bashkësisë Islame në RMV, Hfz Shaqir ef Fetahu me bashkëpuntorët e tij, myftiu i Strugës, Salim ef. Sulejmani, myftiu i Tetovës, myftiu i Gostivarit, myftiu i Manastirit, myftiu i Ohrit, drejtorë të sektorëve të ndryshëm pranë BFI-së, përfaqësues nga komuna e Strugës, hoxhallarët e Strugës dhe rethinës si dhe shumë mysafirë të tjerë. Ceremonia filloi me leximin e disa ajeteve të Kuranit nga lexuesi i mirënjohur, drejtori i Institutit për hifz dhe bukurlexim të Kuranit pranë myftinisë së Gostivarit, Mr. Eljesa Asani. Fjalë përshëndetëse mbajti imami i xhamisë Rilind ef. Ibrahimi, ndërsa dhe në emër të Këshilit iniciues për ndërtimin e xhamisë, të pranishmit i përshëndeti sportisti i njohur i ynë z. Mirdi Limani, familja e të cilit janë donatorët e ndërtimit të kësaj xhamie. Pastaj, para të pranishmëve folën edhe Reis Ulemaja dhe myftiu i Strugës, të cilët vurën në pahë vlerën e xhamisë si dhe shpërblimet e Zotit për ata që kontribuojnë në ndërtimin dhe mirëmbatjen e xhamive të Zotit. Në fund duanë e bëri profesori Sherif ef. Deari. Organizatorët kishin përgatitur edhe drekë për mysafirët. Na qoftë për hajr ky gurëthemel i xhamisë, Zoti na ndihmoftë që sa më parë të përfundojë ky projekt si dhe Allahu i Madhërishëm i shpërbleftë me të mirat e pakufishme të Tij donatorët e kësaj xhamie të bukur.

StrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...