Të dëshpëruarit ulurasin

Artin Spahiu

Të dëshpëruar ulërasin tani nëpër kafene e nëpër studio televizive përkrahësit më të mëdhenj të Zaevit në zgjedhjet e kaluara parlamentare , a e dini pse?
Ngase ata ishin të bindur se Zaevi do t’i nxjerrë kandidatë për komunat shqiptare nga ata vinin dhe ai tani i zhgënjehu.
Po a ishit Ju ata që thonit se Zaevi ështe pro amerikan dhe nuk bën asgjë pa lejen e tyre? Tani çfarë ndodhi?
Tani që ai është në koalicion me BDI-në dhe që përkrahën kandidatë shqiptarë nëpër komuna shqiptare, kush ka gabuar, ai apo ata që ata e këshillojnë?
Por vërtet ku është tani ajo parulla VMRO+BDI=Rusi, që Lëvizja Besa përdorte ne atë kohë për ta rritur rejtingun e VMRO-DPMNE-së-partnerit të koalicionit sot- dhe për t’ja rëzuar BDI-së?StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...