Të gjithë ndiejm fajë për këtë nanë fisnike!

Të gjithë ndiejm fajë për këtë nanë fisnike!


Ma së shumti që i kam frigë është krijesa njeri, kur është untë ai vret, e kur është i ngopur degjeneron moralin!StrugaLajmStrugaLajm

  • pse si shoqëri na bashkon kriza e jo kauza?
  • pse reagojmë për veprën e nuk reagojmë për rrugët që na qojnë te vepra?
  • pse e mbulojmë fajin me fajë, n’vend se me mbulu me gjykim racional ?
  • pse dikush përfiton nga skandalet e tjetrit, n’vend se të fiton e drejta mbi t’pa drejtën, e moralshmja mbi t’pa moralshmën?
    Këto janë pyetje të përditshme në një shoqëri paorientim, pa moral, pa edukat, pa njerzillëk dhe pa frigë ndaj Allahut Fuqiplotê.
    Reagojm në fatkeqësi sepse jemi vetshkatërrues të kauzës njerëzore.
    Reagojm për veprën, sepse rrugët që na qojnë te veprat e këqia i kemi hapur vet, prandaj s’kemi fytyr me marr përgjegjësi.
    Sa skandale tjera hala ma të mëdha, krime e abuzime morale e kriminale i mbulojmë me pompozitet reagimesh.
    Sa shpirtligë përfitojnë nga gabimet e tjetrit, e kur t’iu jepet mundësia bëjnë krime edhe ma të rënda.
    Ky është rast që e nxjerrë në sipërfaqe fytyrën reale të shoqërisë së pasluftës, nxjerr në pah ; edukatën, arsimimin, njerzillëkun, ndërgjegjjen kolektive dhe zbrazjen shpirtêrore si pasoj e largimit nga rruga Zotit.
    Zoti ta faltë këtë gabim zonja infermiere, dhe ky gabim u bëftë mësim për të gjithë shoqërin tonë !
    Të gjithë jemi fajtor përballë kësaj nane fisnike!

AS🖋


Loading...
loading...