Të maskuar dhe me armë lodër, 9 persona “rrëmbejnë” dhëndrin në Itali!

Një ngjarje sa qesharake dhe e frikshme për ata që e kanë përjetuar nga afër ka ndodhur në Torino të Italisë. 9 shokë ishin bërë bashkë dhe organizuan në mënyrë speciale festën e beqarisë së mikut të tyre, por në fund e “festuan” në komisariat. Mediat italiane raportojnë se banda e miqve, të maskuar dhe me armë lodër, por shumë të ngjashme me ato reale, mësynë banesën e dhëndrit. Me maska dhe armë lodër, ata lidhën me forcë dhëndrin, i mbyllën gojën dhe e futën në një furgon.StrugaLajm

E gjithë skena krijoi panik te fqinjët, madje një i moshuar përfundoi në spital. Shumë banorë telefonuan policinë, e cila nuk e pati të vështirë të ndalonte grupin e rrëmbimit që nuk bëri rezistencë. Edhe pse policët kuptuan shpejt skenarin, sërish ata shoqëruan në rajon shokët, të cilët akuzohen për prishje të qetësisë publike. Personat e akuzuar janë të moshës nga 23 deri në 31 vjeç.StrugaLajm

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...