Të sëmurët dhe të burgosurit e realizojnë të drejtën e tyre të votës në Strugë

Gjithsej 42 të moshuar, të sëmurë dhe të brishtë dhe 20 të burgosur sot do të ushtrojnë të drejtën e votës në komunën e Strugës në zgjedhjet e gjashta presidenciale që do të mbahen nesër.

Në komunën e Strugës, 60.459 persona kanë të drejtë të votojnë në 101 vendvotime.

Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor Bledar Ziba i konfirmoi MPB-së se të gjitha qendrat e votimit ishin gati për votim dhe se është duke u zhvilluar shpërndarja e materialit të votimit.StrugaLajm

Sipas tij, nga 22 të burgosur të raportuar në burgun e Strugës, 20 persona tashmë kanë realizuar të drejtën e tyre për të votuar për një nga kandidatët presidencial.

In : Aktuale

Loading...
loading...