Të tri pikat kufitare drejt Greqisë sot të mbyllura për shkak të grevës
Komunikacioni në tri pikat kufitare drejt Greqisë prej sot është në ndërprerje 24-orëshe për shkak të grevës së doganierëve grekë. PK Mexhitlia është mbyllur prej mbrëmë në mesnatë, PK “Dojrani i Vjetër” nga ora 5, ndërsa PK “Bogorodicë” nga ora 7 e mëngjesit të sotëm. Siç kumtoi MPB, shërbimet policore kufitare greke kanë njoftuar se për shkak të grevës së paralajmëruar të punonjësve doganierë grekë gjatë ditës komunikacioni në pikat kufitare me këtë vend fqinj do të jetë në ndërprerje. Sipas njoftimit të marrë, nga pikat kufitare të palës greke, do të jetë në ndërprerje i gjithë komunikacioni për automjete udhëtarësh dhe transportuese, si dhe për autobusë, ndërsa do të lëshohen automjetet e udhëtarëve vetëm në raste të jashtëzakonshme, gjegjësisht raste urgjente.
Prokuroria themelore publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”. I dyshuari, i dënuar me burg në...
Zgjidhja për sallat kirurgjike mund të diskutohet që në seancën e parë të qeverisë, thotë ministri i shëndetësisë Arben Taravari, duke paralajmëruar instalimin e një sistemi të ri që të...
Në hyrje të Ohrit ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përplasur dy makina, njëra me targa të Ohrit dhe tjetra me targa të Tetovës. Policia ka mbërritur menjëherë në...
Kuvendi sot në seancën e tetë duhet të verifikojë mandatet e deputetëve të rinj që do të zëvendësojnë kryeministrin Hristijan Mickoski dhe disa ministra të sapozgjedhur. Deputetë të rinj do...
Kriminelë me bluza të bardha! Nuk janë as më shumë dhe as më pak mjekët dhe specialistët e spitalit Onkologjik që bënin biznes me jetën e të sëmurëve me kancer,...
Një kirurg plastik nga Graci i Austrisë shpoi disa herë zorrët e një gruaje gjatë liposuksionit. Më pas atij iu ndalua ushtrimi i profesionit. Por ai nuk iu përmbajt dhe...
Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut në krye me Hristijan Mickoskin dhe ministrin e transportit, Aleksandar Nikollovskin, që në ditën e parë të marrjes së mandatit, ka premtuar që...