Të varur nga diazepami

Gati gjysma e qytetarëve, ose 46 për qind e moshës nga 15 deri në 64-vjeç janë duhanpirës aktiv, derisa 65 për qind e qytetarëve në nivel shteti konsumojnë alkool. Kështu tregojnë rezultatet e hulumtimit të quajtur “Përdorimi i substancave psikoaktive mes popullatës në Maqedoni” të realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik, sipas të cilit, madje 24 e qytetarëve gjatë muajve të fundit kanë përdorur rregullisht ilaçe për qetësim, ndërsa 40 për qind të paktën një herë gjatë muajit të fundit kanë konsumuar të njëjtat ilaçe. Gjatë gjithë jetës së tyre, 9 për qind e popullatës kanë marrë çfarëdo lloj droge legale, ndërsa më shpeshti mariuhanë edhe atë 8.2 për qind.

“Në moshë prej 15 deri 34 vjet aktivisht pinë duhan 40.2 për qind e qytetarëve, 76 për qind kanë konsumuar alkool, 14 për qind gjatë muajit të fundit kanë konsumuar ilaçe për qetësim, ndërsa 60 për qind të paktën njëherë kanë konsumuar ilaçe për qetësim, derisa 15 për qind kanë konsumuar kanabis”, ka thënë dr.Silvana Onçeva nga Instituti për Shëndet Publik. Në hulumtim, ka informuar ajo, janë përfshirë 5005 qytetarë të Shkupit. “Burrat përdorin më shumë substanca narkotike për dallim nga gratë që përdorin më shumë ilaçe për qetësim”, tha ajo. Onçeva potencoi se drogën më shpesh e konsumojnë persona të moshës prej 17 deri 27 vjet, në përjashtim të kokainës të cilën e konsumojnë persona më të moshuar se 30 vjeç. Në ndërkohë, drejtori i Institutit për Shëndet Publik të Maqedonisë, Shaban Memeti, tha se pjesë e drogave ilegale janë të distrubuara edhe në Maqedoni.

“Gjatë periudhës së kaluar, në Republikën e Maqedonisë janë realizuar disa hulumtime në lidhje me përdorimin e drogave, duhanit dhe alkoolit nga ana e nxënësve, fëmijëve prej 11-16 vjeçar. Përdorimi i drogave ilegale është rreth 2 për qind, por shqetësues është fakti se ka një tendencë të rritjes së këtij numri e që ka të bëjë me moshën, kështu në moshën 15-16 vjeç tashmë rreth 5 për qind të fëmijëve kanë rrëfyer se deri në atë çast – ata tashmë kanë provuar të paktën 1-2 herë marihuanë”, tha Shabani./Koha/StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...