Ziadin Sela, kategorik : Ministria e Shëndetësisë do të drejtohet nga ASH (VIDEO)

Aleanca për Shqiptarët nuk heq dorë nga Ministria Shëndetësisë dhe ky dikaster do t’i takojë kësaj partie. Kështu këmbëngul Ziadin Sela. Ai tha se është takuar me kryeministrin e vendit Zoran Zaev dhe ditët në vijim do të caktohet seanca në parlament për ta zgjedhur ministrin e ri.

“Ne jemi marrë vesh në qershor kur është formuar qeveria, kam pasur takime me kryeministrin Zaev, kemi vlerësuar se nuk është e nevojshme që të ketë ndryshime në qeveri. Aleanca Shqiptare do të vazhdojë të qëndrojë në qeveri dhe ta ketë Ministrinë e Shëndetësisë”, tha Ziadin Sela.

Ziadin Sela edhe një herë qartëson të gjitha dilemat lidhur me pozicionin e partisë së tij, duke thënë se do të vazhdojnë të jetë pjesë e shumicës.

Gazetari: Bekim Tateshi apo Fatmir Mexhidi?StrugaLajm

“Unë kuptoj dëshirën tuaj për ekskluzivitet ta keni, kështu që emrat të cilët i përmendeni të aleancës ka edhe dhjetëra edhe me qindra të tjerë të cilët po të njëjte si ministri i kaluar Taravari, janë gatshëm për ta marr këtë detyrë”, u përgjigj Sela, në pyetjen e gazetarit.StrugaLajm

Edhe nga Lëvizja Besa ditë më parë thanë se do të shqyrtojnë të gjitha mundësitë eventuale për tu bërë pjesë e shumicës parlamentare në qoftë se bëhet fjalë për hapërimin e Maqedonisë drejtë anëtarësimit në NATO dhe në BE.

“Por nëse ka ndonjë moment të ri, qoftë edhe nga faktori ndërkombëtar, në ndonjë incativë për zgjidhjen e problemit të emrit dhe nëse kërkohet ndihma e Lëvizjes Besa, atëher jemi këtu për t’i ndihmuar vendit për në Nato dhe BE”,tha Afrim Gashi, Lëvizja Besa.

Nga ana tjetër, kryeministri Zaev nuk ka tentuar të largojë askënd nga kjo shumicë pa dëshirën e tyre, përkundrazi ka ftuar të gjithë aktorët për t’u bërë pjesë e saj

In : Aktuale

Loading...
loading...