Tejkalohet mosmarrëveshjet në BDI :Foli Mexhiti nga parlamenti

Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti do të votojë për rizgjedhjen e Talat Xhaferi në krye të Kuvendit, njofton gazeta LAJM. Në një pronocim gjatë hyrjes në Parlament, Mexhiti, tha se Xhaferi është kryetari më i suksesshëm i Kuvendit dhe meriton mbështetjen e të gjithë deputetëve.

“Talat Xhaferi është njeri I duhur dhe është kryetari më i suksesshëm në Parlament, njeriu që i ka thyer tabutë se shqiptari jo vetëm që mund të jetë kryetar Parlamenti por edhe më i suksesshëm”, u shpreh deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti.

Si i komentoni zërat për pakënqësitë brenda BDI-së rreth ndarjes së posteve ministrore?StrugaLajm

“BDI-ja është parti me traditë, parti demokratike ku debatohet deri në fund dhe qendrimet janë unanime”, tha Izet Mexhiti, njofton gazeta LAJM.

In : Aktuale

Loading...
loading...