A janë tejkaluar mosmarrëveshjet në BDI për ministrat?!

Në BDI vazhdon situata e tendosur pas pakënaqësive që me nominimet për ministra në kabinetin e ri qeveritar.

Deri në orët e mëngjesit ka pasur bisedime brendapartiake, sidomos mes krerëve më të lartë partiakë për të tejkaluar mosmarrëveshjet dhe për të gjetur kompromis, mëson INA.

Një nga marrëveshjet ka qenë që sot deputetët të shkojnë në Kuvend dhe ta votojnë Talat Xhaferin për kryeparlamentar, ndërsa ditëve në vijim të arrihet kompromisi edhe për listën e ministrave. Të pyetur nga INA përfaqësues të kësaj partie kanë thënë se nuk ka asgjë konkrete dhe se do të ketë njoftim zyrtar nga ana e organeve partiake.StrugaLajm

Në vazhdën e zhvillimeve të koluareve partiake, portali “Almakos” ka shkruar se Bujar Osmani i propozuar për Ministër të Jashtëm, do të tërhiqet, dhe në vend të tij do të vijë Izet Mexhiti si zv/kryeministër dhe ministër për sistem politik, ndërsa Artan Grubi do të jetë Ministër i Punëve të Jashmte. Megjithatë gjithçka mbetet në vazhdën e spekulimeve.StrugaLajm

Po ashtu mësohet se edhe Kumanova dhe Likova kërkojnë post ministror dhe se synimet janë për të vazhduar me ministrinë e Ekologjisë, që ishte resor i ndarë gjatë Qeverisjes 2017-2019. Për këtë post po përmendet emri i Lirim Shabanit. Nga ky rajon synojnë edhe Ministrinë për Administratë dhe Shoqëri Informatike.

Ndërkohë, edhe Struga kërkon post ministror dhe se nuk dihet se si do të jetë epilogu. BDI-ja në kabinetin e ri do të drejtojë gjashtë ministri: Ministrinë e Punëve të Jashtme – Bujar Osmani, Ministrinë e Financave – Fatmir Besimi, Ekologjinë – Naser Nuredini, Ekonominë – Kreshnik Bekteshi, Sistemin politik-Artan Grubi dhe Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike ende pa kandidat.

In : Aktuale

Loading...
loading...