Tension në Kuvend, rikthehet Gruevski, paqartësi se a do votohet ose jo?!

Edhe pse ishte paralajmëruar në orën 15.00, akoma nuk ka filluar seanca në Kuvend për hapjen e kushtetutës për ti dhënë dritë jeshile projekt – amendamenteve për ndryshimin e emrit Republika e Maqedonisë së Veriut.
Në Kuvend janë mbledhur edhe deputetët e maxhorancës dhe të opozitës, përfshirë gati të gjithë deputetët e koalicionit të VMRO-DPMNE-së, informon INA.

Në njërën anë po bashkërendohen aktivitetet e maxhorancës për të siguruar 80 deputetë, ndërsa në anën tjetër janë deputetët e koalicionit të VMRO-DPMNE, të cilët janë grumbulluar dhe po qëndrojnë në ambiente të përbashkëta për të refuzuar marrëveshjen.

Në sallë kanë hyrë vetëm një numër i vogël i deputetëve, që presin fillimin e seancës. Siç bëjnë të ditur burime partiake, tanimë janë siguruar 80 votat e nevojshme, përfshirë edhe vota nga koalicioni opozitar i udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Maxhoranca e përbërë nga LSDM, BDI, BESA e Gashit dhe PDSH bashkë me dy partitë e tjera ASH dhe BESA e Kasamit kanë 72 deputetë.StrugaLajm

Ndërsa për ti dhënë dritë jeshile ndryshimeve kushtetuese duhen edhe 8 deputetë të opozitës. Në rast se nuk votohet, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

In : Aktuale

Loading...
loading...